Agjensioni për turizëm shëndetësor Aesthetic Center Istanbul (ACI) po kërkon një Dietologe -Nutricioniste
Lloji i punës: Full Time (Orar i plotë)
Përgjegjësitë:
- Komunikimi me pacientët pas ndërhyrjeve për humbjen e peshës.
- Të planifikojë mënytë e veçanta të ushqimit për pacientët, në bazë të kalorive që nevojiten të konsumohen.
- Të informojë pacientët për fazat e të ushqyerit pas operimit.
- Të informojë pacientët për mënyrat e përgaditjes së ushqimit që duhet të konsumojnë.
- Të informojë pacientët për kohën se kur duhet të ushqehen.
- Të informojë pacientët për përbërjen e produkteve, ndërveprimin e tyre me njëri- tjetrin, efektet e dëmshme dhe të dobishme.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë eksperiencë 2 vjeçare në fushën e nutricionit.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe etikë të mirë prezantimi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze. (e preferuar)
- Të jeni të gatshëm të udhëtoni jashtë vendit për trajnime.
Të dhënat:
- Vendndodhja: Prishtinë,
- Paga: Fikse + Bonuse;
- Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
- Aplikimet mbyllen: 13.02.2022 në ora 00:00.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail it: info@aci-ks.com