Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Kryeshef Ekzekutiv, Sekretar I Kompanisë, Zyrtar Kryesor Financiar dhe I Thesarit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në pajtim me funksionet dhe kompetencat që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Bifurkacioni ” Sh.A., vendosi të shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e tre (3) pozitave

  1. KRYESHEF EKZEKUTIV
  1. SEKRETAR I KOMPANISË
  2. ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR DHE I THESARIT

Numri i referencës:

  1. Titulli i punës:KRYESHEF EKZEKUTIV

Vendi:Ferizaj

Ndërmarrja:Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” Sh.A.

I përgjigjet:Bordit të Drejtorëve

Niveli i pagës:Kategoria .....

Mandati:3 vite – me mundësi vazhdimi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni, Sh.A, (më tej Kompania) është ndërmarrje publike që ofron shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza në pjesën jug-lindore të Kosovës përkatësisht në komunat e Ferizajit, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Nga viti 1999 Kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit deri më 31 Qershor 2007 kur është transformuar në shoqëri aksionare nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht Ministria për Tregti dhe Industri. Prodhimi dhe shitja e ujit të pijshëm, mbledhja e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike janë aktivitetet kryesore të ndërmarrjes. Vlerat kryesore të Kompanisë janë përkushtimi për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj konsumatorëve, arritja e vetë qëndrueshmërisë financiare, dhe të qenit transparent ndaj akterëve relevant të sektorit të ujit në Kosovë.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

Kandidati/tja duhet të ketë diplomë universitare në fushën e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, juridik, ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë biznesore të NP-së; ose për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik i licencuar nga ndonjë shoqatë kombëtare ose ndërkombëtare e kontabilitetit. Diploma pas-universitare në këto fusha konsiderohet përparësi.

Kandidati/tja duhet të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhment të lartë, preferohen kandidatët me përvojë në ndërmarrjet pune në korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë duke përfshirë edhe kërkesat tjera që i parasheh neni 17, pika 3 e Ligjit Nr.03/L-087 i ndryshuar dhe plotësuar më vonë.

Njohuri të avancuara në fushëveprimin e ndërmarrjeve publike. Të këtë integritet të lartë moral e profesional.

Aftësi për udhëheqje dhe arritjen e objektivave të ndërmarrjes.

Të këtë aftësi në sigurimin e fondeve, menaxhim të projekteve dhe raportim. Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Preferohet njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike.

Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe planifikuese.

Aftësi të shkëlqyera komunikimit në të shkruar dhe të folur.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv:

Zhvillimin strategjik të KRU “Bifurkacioni” Sh.A.

Menaxhon ndërmarrjen dhe udhëheq politikën e saj programore, financiare dhe të punësimit. në pajtim me aktet ligjore dhe politikat e kompanisë.

Të zbatojë qëllimet strategjike dhe objektivat e kompanisë duke i dhënë drejtim lidershipi drejt arritjes së misionit dhe vizionit të kompanisë.

Mbështet punën e Bordit të Drejtorëve me anë të propozimeve lidhur me politikat dhe vendimet që do t`i merr Bordi.

Është përgjegjës për shërbimet që ofron kompania duke mbikëqyre kualitetin e programit të përgatitjes së shërbimeve, marketingun dhe shitjen e këtyre shërbimeve.

Propozon buxhetin vjetor për aprovim tek Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme.

Në mënyrë efektive menaxhon resurset njerëzore të kompanisë brenda politikave zyrtare të kompanisë dhe procedurave në pajtim me ligjet në fuqi.

Siguron që misioni dhe programi i Kompanisë dhe i shërbimeve të saj, të jenë në mënyrë të vazhdueshme dhe fuqishëm të prezantuara për të krijuar një pasqyrim pozitiv të kompanisë tek palët e interesit.

Mbikëqyrë  ngritjen  e  fondeve,  planifikimin  dhe  zbatimin  e  tyre,  duke  përfshirë identifikimin e burimeve të financimit, si dhe përgatitjen e strategjisë për të ju qasur këtyre burimeve duke ofruar propozim për administrimin dhe dokumentimin e ngritjes së këtyre fondeve.

Menaxhon politika dhe zbaton vendimet e Bordit në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Kujdeset për operacionet ditore të Ndërmarrjes dhe angazhohet që ato të jenë në të mirë të Ndërmarrjes;

Bën vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndërmerr masat e nevojshme që ato të jenë funksionale për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes.

Përfaqëson ndërmarrjen tek palët tjera sipas detyrës zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve.


2.Titulli i punës: Sekretar i Kompanisë

Vendi:Ferizaj

Ndërmarrja:Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” Sh.A.

I përgjigjet:Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve

Niveli i pagës:Kategoria...

Mandati:3vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndermarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere:

Diplomë Bachelor në Drejtësi. Diploma Master do të konsiderohet përparësi. Diplomat nga universitetet jashtë Kosovës duhet të nostrifikohen.

Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e drejtësisë, duke përfshirë përvojën specifike që do të përfshijë, përvojën profesionale në qeverisjen e korporatave.

Njohuri e mirë e sistemit juridik dhe ligjeve të Kosovës, posaçërisht ligjit për ndërmarrjet publike dhe ligjit për shoqëritë tregtare në Kosovë.

Të ketë integritet, etikë dhe ndershmëri profesionale për të kryer vlerësim të pavarur të çështjeve për të cilat është përgjegjës dhe të shmang situatat e konfliktit të interesit.

Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Sekretarit të kompanisë:

Sekretari i Ndërmarrjes shërben si sekretar i Bordit dhe te jete pike qendrore e komunikimit me aksionarin mbi funksionimin e Qeverisjes korporative.

Nё bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit siguron të përcillen procedurat e Bordit, ku bёjnё pjesë organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve tё Bordit dhe aksionarëve duke përfshir përgatitjen dhe shpërndarjen e agjendave tek Bordi dhe aksionari;

Mbanë procesverbalin e takimeve dhe shpërndan ato procesverbale tek drejtorët dhe aksionari sipas kërkesës ligjore;

Regjistrimin zyrtar tё ndryshimeve tё cilat kërkohen sipas ligjit për shoqërit tregtare/ regjistrimi i ndryshimeve nё ARBK

Ruajë vulёn e Ndërmarrjes dhe kur kërkohet vulosja e ndonjë dokumenti tё nënshkruar nga njё nënshkrues i autorizuar;

Merret edhe me çështjet  tjera tё qeverisjes korporative sipas nevojës.

Interpreton, harton dokumente të ndryshme ligjore, këshillon, përfaqëson, koordinon përfaqësimin e ndërmarrjes para organeve administrative dhe gjyqësore brenda dhe jashtë Kosovës. Kërkesat profesionale/


  1. Titulli i punës:ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR DHE I THESARIT

Vendi:Ferizaj

Ndërmarrja:Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Bifurkacioni” Sh.A.

I përgjigjet:Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve

Niveli i pagës:Kategoria ....

Mandati:3 vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndermarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere:

Të këtë diplomë universitare nga fusha e financave, kontabilitetit dhe/ose auditim, dhe përvojë të konsiderueshme profesionale në këto fusha; Diploma pas-universitare në këto fusha konsiderohet përparësi.

Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të dëshmuar në financa, kontabilitet dhe/ose auditim.

Të jetë kontabilist i certifikuar sipas një programi në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE) dhe sipas udhëzimeve të Federatës ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK). Certifikimi si auditor konsiderohet përparësi.

Të këtë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndërmarrja.

Të këtë integritet të lartë moral e profesional.

Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim financiar. Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike.

Aftësi ndër-personale.

Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të ndërmarrjes.

Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) do të menaxhoj çështjet financiare të Kompanisë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e KE-së dhe Komitetit të Auditimit në përputhshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.

Mirëmbajtjen e llogarisë së Kompanisë të azhurnuar dhe të saktë.

Themelimin dhe udhëheqjen e të gjitha kontrolleve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore.

Monitoron llogaritë e pagueshme dhe koordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale. Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmëri me politikat e

Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre.

Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit.

Koordinon funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve dhe pajisjeve, si dhe bashkëpunon me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të Kompanisë.

Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga KE apo BD.

Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bën implementimin e rekomandimeve të cilat dalin si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë.

Bashkëpunon me zyrtarët tjerë të Ndërmarrjes siç janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i Korporatës për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Organizatës.

Procedura për aplikim:

Aplikacioni-kërkesa mund të merret në webfaqen e Kompanisë dhe i bashkëngjitën:

Një C.V. e detajuar

Kopja e dokumentit identifikues

Letër motivimi (maksimum 500 fjalë) Dëshmitë e përgatitjes profesionale Dëshmitë e përvojës së punës

Tri (3) referenca nga punëdhënësit paraprak

Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP

Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të veprës penale, nuk është në procedurë penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj.

I gjithë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet i skanuar (në cilësi të mirë) me titullin e Pozitës në subjekt në e-mail adresën  bd@bifurkacioni.com

Konkursi mbetët i hapur 15 ditë duke përfshi edhe diten e publikimit, afati i fundit për aplikim është 04.02.2022, deri në ora 16:00h.

Vërejtje: Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit do të refuzohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management