Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspert/e për Strategji dhe Manual të Politikave të Organizatës

Women’s Alliance for Integration
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Termat e referencës

 Ekspert/e për Strategji dhe manual të politikave të organizatës

Projekti: Mbështetje Organizative

Zbatuar nga: Women’s Alliance for Integration

Mbështetur nga: Sigrid Rausing Trust

Historiku

Women’s Alliance for Integration  është një organizat jo qeveritare me 20 antarë të rinjë dhe te reja e cila mbronë dhe mbështet gratë dhe të rinjët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Kjo aleancë ka për qëllim integrimin, socializimin dhe avancimi e grave dhe të rinjeve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare. Këto  komunitete kanë nevojë shumë të madhe që të kenë qasje në informacione për të drejtave të tyre duke përfshirë, të drejtën për ekzistencë, të drejtën për  edukimit, të drejtën për punësim dhe të drejtën për trajtim të barabartë.  Andaj duke u mbledhur të gjitha këto nevoja gratë dhe rinjë e të reja u bashkuan në  një grup  dhe krijuam e zyrtarizuam këtë adresë  për të gjithë  gratë e të rinjët e komunave  të Kosovës. Kuvendi i organizatës u mblodh në muajin Shkurt të vitit 2018 ndërsa kjo inciativë e të rinjëve dhe të rejave u zyrtarizua më 04 Prill 2018 në Prishtinë.

Kjo aleancë është e re dhe fresket më plotë vullnet dhe motiv për të punuar dhe ndihmuar  komunitetet jo shumicë në shoqërinë Kosovare. 

Women’s Alliance for Integration kërkon të angazhojë një ekspert- profesionist  për hartimin e strategjisë së përbashkët që ka të bëjë me forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave për integrimin, socializimin dhe mbrojtjen e grave dhe të rinjëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Pjesë e rëndësishme e programit është ngritja e kapaciteteve të organizates, avokimi për të drejat e grave, përmirësimi i situatës së grave dhe të rinjëve nga komunitetet jo shumicë, fuqizimi ekonomik i grave të komunitetit pakicë dhe rritja e ndërgjegjësimit të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane për rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit.

Për të arritur këto rezultate, WAI kërkon një ekspert/eksperte që: 1) bashkëpunon me WAI-në, anëtaret e saj dhe Rrjetin e Grave të Kosovës për shkruar dhe zhvilluar strategjinë e organizatës;  2) të krijojë buxhetin organizativ ashtu që të dihen nevojat financiare të organizatës për të realizuar strategjinë dhe 3) të bëjë përpilimin e manualit të politikave të orgnizatës.

Përgjegjësitë

Eksperti/Ekspertja, në konsultim të ngushtë me WAI do të zhvillojë Strategjinë e Organizatës. Strategjia gjithashtu do të përfshijë fushat në të cilat ka punuar dhe vazhdojmë të punojmë, të bëjë identifikimin e Objektivave dhe Rezultatet e parashikuara. Strategjia do të përfshijë edhe aktivitetet që duhet të ndërrmiren ashtu që të arrihen rezultatet e parashikuara dhe objektivat. Strategjia do të përfshijë aspektet të avokimit ashtu që të synohen ndryshime afatgjate shoqërore. Pas shkrimit të strategjisë duhet të bëhet Buxheti Organizativ i organizatës, si planifikim i mjeteve të nevojshme për të arritur realizimin e Strategjisë. Kjo Strategji do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me WAI dhe në konsultim me RrGK-në. Gjithashtu eksperti/ekspertja duhet të përpiloj manualin e politikave të organizatës që përfshin: Vlerat dhe Qëllimet e organizatës, Rregullorën e punës dhe kodi i etikës, Manualin e procedurave financiare dhe prokurimit dhe Manuali i burimeve njerëzore.

Detyrat

  • Hartimi i Strategjisë së Organizatës,
  • Përpilimi i Buxhetit Organizativ në bashkëpunim të ngushtë me WAI,
  • Përpilimi i Politikave të organizatës,
  • Diskutimi i strategjisë dhe manualit të politikave me WAI duke e rishikuar atë në përputhje me informatat kthyese.
  • Krijimi i një plani të punës për përcjelljen, mbështetjen dhe monitorimin e punës për realizimin e Strategjisë (në komunikim të ngushtë me WAI).
  • Komunikimi i rregullt me stafin e WAI dhe informimi i tyre për aktivitetet.
  • Në të gjitha punët, duhet të merren parasysh çështjet ndër-sektoriale të gjinisë dhe mjedisit, aty ku kjo është e rëndësishme.

Plani kohor

Plani i përafërt kohor do të jetë si në vijim:

Shpallja e pozitës:17 Janar 2022

Afati i fundit për aplikimet: 31 Janar 2022

Zgjedhja e ekspertit/ekspertes: 2 Shkurt 2022

Plani i punës, materialet e tjera të nevojshme: Mbetet të konfirmohet

Raporti përfundimtar:Mbetet të konfirmohet

Ditë pune të planifikuara

Kjo kontratë do të përfshijë më së shumti deri në 10 ditë pune duke filluar nga  4 Shkurt 2022 deri në raportin përfundimtar, që do të faturohen në bazë të kohës së punës së realizuar. Ditët e punës do të specifikohen në planin e punës në diskutim me stafin e WAI-së.

Kualifikimet e ekspertit/ekspertes

Eksperti/ekspertja duhet të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze. Eksperti/ekspertja e përzgjedhur duhet të demonstrojë në aplikacionin e tij/saj që posedon, të paktën:

  • Përvoje dhe njohuri në shkrimin e strategjive të organizatave jo qeveritare,
  • Përvoja së paku pese vjeçare në organizata jo-qeveritare, duke përfshirë përvojën si në hartimin e strategjisë ashtu edhe në analizën gjinore;
  • Përvojë dhe një qasje të përshtatshme në punën e afërt me grupet potencialisht të margjinalizuara dhe/ose të cenueshme (p.sh., ku përfshihen gratë, personat me aftësi të ndryshme dhe në zonat rurale); dhe
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrim.

Dorëzimi i ofertave

Ekspertët/ekspertet e kualifikuar të interesuara, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë: 

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Një përshkrim të shkurtër të qasjes së propozuar ndaj detyrave të renditura më lart (jo më shumë se një faqe);
  • Tarifën ditore të propozuar nga eksperti/ekspertja, në përputhje me tarifat paraprake të verifikueshme në mënyrë të pavarur për punë të ngjashme të kryera nga eksperti/ekspertja.

Ekspertët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të kenë parasysh se WAI është një organizatë jofitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat ditore vendore. 

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri më 31 Janar 2022 në orën 17:00 në e-mailin womensallianceforintegration@gmail.com  duke shkruar në subjekt “Ekspert/e për Shkrimin e Strategjisë dhe Manualit të politikave”.

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si në vijim:

40% Përvoja

40% Përshkrimi i propozuar

20% Kostoja më e ulët

 

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management