Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Agjent për Shitje Ambulantive (2), Shofer me kategori C, CE (3)

Sole Kosova
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Sole Kosova, shpk.  Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Sole Kosova sh.p.k shpall

Konkurs publik

PozitaAgjent për shitje ambulantive (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin.
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion

Pozita: Shofer me kategori C, CE (3 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë shpërndarjen e mallit të shitur te blerësit sipas porosive ditore nga njëra pikë në tjetrën.
  • Të ketë përvojë për ngasjen e automjeteve të kategorisë C, CE. Posedimi i kategorive tjera do të jetë përparësi.
  • Së paku 5 vjet përvojë të mirëfilltë pune në shpërndarjen e mallrave.
  • Me saktësi duhet të kryej punët me dokumentacionin përcjellës që lidhen me mallin e shitur.
  • Raporton te udhëheqësi për ndonjë incident të shkaktuar në rrugë.  
  • Respekton rregullat e trafikut.
  • Bën inspektimin ditor të automjetit dhe pajisjeve shoqëruese para dhe pas punës dhe regjistron defektet në të cilat has.
  • Raporton për problemet mekanike te zyrtari përkatës.
  • Bën planifikimin e shtegut (rutës) së udhëtimit dhe kujdeset për sjellje të duhura në trafik, ndaj kolegëve të punës dhe klientëve të ndërmarrjes.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibel.
  • Të ketë shkollim të mesëm.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@solekosova.com;   apo të dorëzojnë CV-n me të gjitha informatat lidhur me përvojën te roja në hyrje të objekteve të ndërmarrjes. Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.

Paga është konkurruese dhe e negociushme!

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 25.01.2022, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management