Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Termat e Referencës
Ekspert lokal për të hartuar kurrikulat e trajnimeve/materialet e trajnimeve dhe për të ofruar trajnim të trajnerëve mbi " Puna me viktimat e dhunës në familje, trajtimi dhe referimi” dhe “Puna me viktima të krimeve seksuale dhe trafikimit”
Rrjeti i Grave të Kosovës në Kosovë është duke kërkuar të kontraktojë Ekspert lokal për të hartuar kurrikulat e trajnimeve/materialet e trajnimeve dhe për të ofruar trajnim të trajnerëve mbi " Puna me viktimat e dhunës në familje, trajtimi dhe referimi” dhe “Puna me viktima të krimeve seksuale dhe trafikimit”
Kushtet e përgjithshme: Kontratë shërbimi
Vendi i punës: Prishtinë
Data e fillimit të punës: 07.02.2022 – 30.04.2022 (20 ditë pune)
Hyrje
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është një rrjet prej 186 organizatash për të drejtat e grave në Kosovë me misionin për të mbështetur, mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në mbarë Kosovën, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, fetare, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual dhe aftësinë. RrGK e përmbush misionin e saj përmes shkëmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimeve, hulumtimeve, avokimeve dhe shërbimeve të ndryshme.
Trajtimi i dhunës me bazë gjinore (DHBGJ), veçanërisht dhuna ndaj grave (DHNG) ka qenë dhe vazhdon të jetë një shtyllë kryesore e punës dhe Planit Strategjik të RrGK për 2019-2022. RrGK ka përvojë 20 vjeçare duke punuar në adresimin e DHBGJ-së, ekspertizë përkatëse ligjore dhe në hartimin e politikave, përvojë të gjerë në punën me institucione dhe ekspertizë të dëshmuar me menaxhimin organizativ dhe financiar (me struktura të qarta qeverisëse), avokim, rrjetëzim, zhvillimi i kapaciteteve (trajnime dhe mentorimi), media, hulumtimi dhe ndërgjegjësimi.
RrGK ka realizuar hulumtime që kanë trajtuar aspekte të ndryshme të dhunës në familje, ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale të ushtruar ndaj grave gjatë konfliktit në Kosovë.
RrGK ka referuar gratë e mbijetuara nga dhuna në baza gjinore në institucionet përkatëse. RrGK gjithashtu ka mbështetur gratë dhe familjet e tyre në rastet gjyqësore strategjike, veçanërisht në rastet kur institucionet kanë dështuar në përgjegjësitë e tyre. RrGK ka një avokat i cili ka pasur sukses në zgjatjen e dënimeve të kryesve, duke përfshirë mbledhjen e provave që prokuroria nuk ka arritur t’i sigurojë.
Tani, RrGK është duke hartuar kurrikulat e trajnimeve/materialet e trajnimeve dhe ka për të ofruar trajnim të trajnerëve mbi " Puna me viktimat e dhunës në familje, trajtimi dhe referimi” dhe “Puna me viktima të krimeve seksuale dhe trafikimit”.
Rreth Projektit:
Këto kurrikula trajnimi do të hartohen në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore të rehabilitimit dhe riintegrimit për të mbijetuarit e dhunës” I mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA) I cili po implementohet nga RrGK. Në vitin 2021, RrGK ka realizuar anketën me përdorueset e shërbimeve sociale. Një raport me të gjeturat nga analiza dhe hulumtimi, duke përfshirë edhe rekomandimet për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore. Sfidat kruyesore te evidentuara nga kjo analizë përfshijnë: mungesën e të kuptuarit të dhunës me bazë gjinore; mungesën e njohurive mbi format e ndryshme të dhunës por edhe të obligimeve dhe detyrave të punëtoreve social, janë disa prej gjetjeve kryesore të kësaj analize, të cilan do të adresohen përmes kurrikulave trajnuese të cilat do të jenë të obligueshme për punëtorët social.
Qëllimi:
Objektivë e programit është ngritja e kapaciteteve të punëtorëve social të cilët punojmë me viktimat e dhunës me baza gjinore, dhunws nw familje dhe viktimat e tafikimit em qenie njerwzore. Për të arritur këtë objektivë, RrGK kërkon të angazhojë një ekspert lokal për të hartuar kurrikulat e trajnimeve/materialet e trajnimeve dhe për të ofruar trajnim të trajnerëve mbi " Puna me viktimat e dhunës në familje, trajtimi dhe referimi” dhe “Puna me viktima të krimeve seksuale dhe trafikimit”
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Detyrat kryesore të ekspertit do të jenë:
Ditë pune të planifikuara:
Eksperti/ja ka të drejtë të realizoj gjithsej njëzet (20) ditë pune brenda periudhës 10.02.2022 – 30.04.2022.
Plani Kohor
Këto data mund të jenë subjekt i ndryshimit pas një marrëveshjeje të përbashkët midis ekspertit dhe RrGK.
Kërkesat dhe kualifikimet:
Dorëzimi i Ofertave
Ekspertët e kualifikuar të interesuar, luten të dërgojnë një paketë aplikimi që përfshin:
Ekspertët e interesuar dhe të kualifikuar, duhet të kenë parasysh se RrGK është një organizatë jofitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat ditore lokale.Ju lutemi dorëzoni dokumentet e kërkuara më së largu deri më 28 janar 2022, ora 17:00 në adresën procurement@womensnetwork.org me titull “Ekspert për zhvillimin e Kurrikulave”.
Vlerësimi i ofertave:
Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si më poshtë:
40% Përvoja
30% Metodologjia e propozuar
30% Kostoja më e ulët