NJOFTIM PËR PUNËSIM
Titulli i punës:Asistent Specialist
Vendi i punës:Departamenti i Kolektimit dhe Ristrukturimit të Kredive
Lokacioni:Zyra Qendrore, Prishtinë
Data e hapjes:17.01.2022
Data e mbylljes:31.01.2022
Edukimi:Diplomë Baçellor
Kërkesat e gjuhës:Angleze
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive në vonesë;
- Të kontaktojë dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët në portfolion e saj/tij;
- Kryen punë që ndërlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontakton klientët me telefon;
- Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë;
- Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive;
- Propozon ristrukturimin e kredisë në raste të caktuara;
- Të përgatis raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Baçellor në Financa, Kontabilitet, Menaxhment (Fakulteti Ekonomik) ose Fakultet Juridik.
- Përvojë pune në Bankë, Institucione mikro-financiare ose në kompani te jashtme për kolektimin te kredive, së paku 1 vit.
- Të ketë aftësi të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
- Aftësi të mira organizative, të marr iniciativa, të punoj në punë ekipore.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bindëse.
- Njohuri te mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
- Të posedoj Patent Shofer të kategorisë B.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për ndonjë problem kontaktoni në email-in: hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara, do të kontaktohen.
