Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Shofer me kategori C (2)

LIRiDONI
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 17 janar 2022, shpall këtë:

KONKURS

Për pozitën:

1. Shofer me kategori C – Dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Prishtinë;

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë pune në të njëjtin profil;
  • Patent shoferi me kategori C të drejtimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 31 janar 2022 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management