Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Ndihmës Serviser, Agjent i Shitjes

Illy Caffe
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Kafe Vending Illy Sh.p.k me seli në Prishtinë për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për vende pune;

Pozicioni (1):              Ndihmës Serviser

Pozicioni (2):              Agjent i Shitjes (Mitrovice, Vushtrri)

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë në Republikës së Kosovës.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat).;
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit;
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike;
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve;
  • Patentë Shoferi - Kategoria B
  • Preferohet mosha nga 20-30 vjet.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B
  • Preferohet mosha nga 20-30 vjet.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: Jobs@trokaderofm.com

Vemendje: Ne email te ceket pozita per te cilen aplikoni!

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management