Specialist për Zhvillim dhe Mirëmbajtje të Produkteve (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare, preferohet Bachelor në Menaxhment apo të ngjashme;
- Përvojë e mëparshme së paku 3 vite në sektorin bankar;
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhim të kohës, respektim të afateve dhe vëmendje në detaje;
- Aftësi të shkëlqyera të të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhjeve të problemeve;
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe në të folur në mënyrë të qartë dhe të saktë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, mirë i/e organizuar dhe fleksibil;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përgjegjësitë:
- Identifikon proceset që kanë hapësire të avancohen, analizon mundësitë teknike për implementimin e ndryshimeve dhe konceptualizon/ përpilon kërkesat për zhvillime të reja;
- Mbështetë procesin e implementimit të versioneve të reja në core banking si dhe siguron implementim të suksesshëm të ndryshimeve brenda afateve të planifikuara;
- Menaxhon aplikacionet për lejim të qasjeve të përdorueseve të E/M-banking dhe SMS Banking dhe sigurohet se aplikacionet përditësohen dhe avancohen në vazhdimësi;
- Krijon dhe menaxhon grupet preferenciale të klientëve;
- Realizon parametrizime të produkteve apo çmimeve në aplikacionet e bankës, sipas udhëzimeve të kontraktorit dhe të njëjtat i teston/ konfirmon para aplikimit të ndryshimeve në ambientin prodhues;
- Kryen testime të funksionaliteteve të ndryshme në fushën e platformave elektronike E/Mbanking dhe SMS shërbimeve; si dhe siguron dokumentimin e testimeve para implementimit të ndryshimeve;
- Pranon dhe adreson në kohë kërkesat e ngritura nga degët/ klientët për problemet e raportuara në lidhje me platformat E/M-Banking dhe SMS shërbimin.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 30 janar, 2022.
