Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Distributor i mallit (3), Brand Developer (2)

Darn Group
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Darn Group është distributori i vetem i autorizuar në territorin e Kosovës per bombolat e gazit Hexagon Ragasco te prodhuara ne Norvegji. Keto bombola perdoren ne kuzhina shtepiake dhe komerciale per gatime te ushqimit dhe lidhen me pajisje te ndryshme per ngrohje duke ofruar siguri dhe cilesi te pakrahasueshme. 

Distributor i mallit (x3):

Detyrat kryesore:

  • Transporton bombolat e gazit në Prishtine dhe rrethine
  • Merr pagesat per porosi dhe mbane lidhje te shkelqyer me klientet 
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Merr parasysh ankesat dhe kerkesat e konsumatoreve
  • Vozit dhe miremban automjetet e firmës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të jetë i gatshëm qe te mesojme dhe zhvillohemi se bashku. 
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Darn Group:

  • Paga baze 330 Euro dhe kompensim shtese ne baze te aftesive dhe performances
  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Brand Developer (m/f):

  • Gjetja dhe lidhja e kontratave me klientet e rinje potencial 
  • Krijimi dhe mirembajtja e maredhenieve me klientet e rinj dhe ekzistues;
  • Monitorimin dhe analizimin e performancës së tyre.
  • Krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët në baza ditore

Çka ofron Darn Group:

  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën sales@darngroup.com duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Per informata me te detajuara mund te kontaktoni ne 0038346199240.

Afati i fundit për aplikim është data 17 shkurt 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

DARN Group ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management