Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalLIDERI GLOBAL VAZHDON TË RRITET NË QYTETIN E PEJËS
Më datën 19 dhe 20 Janar 2022, të mërkurën dhe të enjten, të gjithë gjermano folësit nga komuna e Pejës dhe rrethina do të kenë mundësinë që përmes Ditëve të Dyerve të Hapura të punësohen te lideri global i telekomunikacionit, Teleperformance.
Qyteti i Pejës, është pika e katërt e Teleperformancës në Kosovë, pas Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.
Teleperformance është kompania lidere në tregun global të Business Process Outsourcing, e cila ka mbi 400,000 punonjës në 450 qendra kontakti në 83 vende dhe shërben mbi 170 tregje.
Kush është Teleperformance Kosova?
Teleperformance në Kosovë fillimisht ka filluar të operojë në Prishtinë nga fillimi i vitit 2017 dhe është pjesë e grupës së Teleperformance Germany. Prandaj Teleperformanca në Kosovë përcjell dhe ofron standardet e njejta të shërbimit te klientët e saj por edhe të punës ndaj punëmarrësve sikur në Gjermani. Duke ju falënderuar menaxhimint të shkëlqyëshëm, trajnimeve cilësore dhe përkrahjës së vazhdushme të punëtorëve Teleperformance është sot ndër qendrat më të mëdha të thirrjes në Kosovë.
Si mund të aplikoj për punë?
Është traditë që unëtorët në Teleperformance të punësohen përmes eventit të Ditëve të Dyerve të Hapura apo siç njihet Open Doors Day. Nëse vetëm e dini gjuhën gjermane në nivel prej të paktën B2, atëherë ju jeni një kandidat potenical për t’u bërë pjesë e gjigantit - Teleperformance. Krejt çfarë ju duhet të bëni në ato ditë është të vini në Ditët e Dyrve të Hapura që do të mbahen:
Ditët e Dyerve të Hapura mbahet në Hotel Dukagjini dhe ju mund të vini kurdo mes orës 09:00 deri në 18:00 në njërën nga këto 2 data dhe t’i prezantoni aftësitë tuaja të gjuhës gjermane.
Kriteri kryesorë për punësim në Teleperformancë është njohuria e Gjuhës Gjermane në nivel prej të pakten B2. Kjo nënkupton, që mund të kuptoni dhe të bisedoni rrjedhshëm pa barriera në gjuhën gjermane.