Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Shofer / Delivery (5)

Taprrap Delivery
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

5 X SHOFER/ DELIVERY

Taprrap Delivery hapë konkurs pune për 5 punëtorë që bëjnë shpërndarjen e ushqimeve (delivery) brenda qytetit të Prishtinës.

Nëse jeni i/e interesuar që të punoni me të rinjë e te reja në një ambient të mrekullueshëm pune dhe ju pëlqen vozitja e veturës, atëherë Taprrap ka vend pune për ty.

Nëse jeni student/e apo keni një punë tjetër dhe dëshironi të punoni me orar të shkurtuar, jeni i/e mirëseardhur të aplikoni tek ne.

Përparësi kanë aplikantët që kanë përvojë të mëhershme të punës në delivery në qytetin e Prishtinës.

ÇKA OFROJMË NE PËR JUVE?

  • Kushte shumë të mira pune;
  • Orar fleksibil;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • Kolegë të jashtëzakonshëm.

ÇKA PRESIM NE NGA JU?

  • Të jeni të pajisur me patentë shofer kategoria “B”
  • T’i njihni mirë adresat në qytetin e Prishtinës;
  • Aftësi për të vozitur veturë në mënyrë të sigurt;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese me partnerët dhe klientët;
  • Të keni kujdes në mirëmbajtjen e pajisjeve (veturave);
  • Të keni energji dhe vullnet për të punuar.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail adresën taprrap.delivery@gmail.com

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management