KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS AVICENA-KS sh.p.k
Titulli i pozitës së punës: Recepsioniste (4)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e e e-mailave
- Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat duhur, pranimin e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
- Organizon dhe koordinon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e laboratorit;
- Të raportojë në baza ditor, javore, mujore, etj.
- Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
- Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve,
- Kujdeset për tabelën e njoftimeve,
- Punon me pajisje të zyrës si:makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera;
- Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e vendit të punës;
- Kryen detyra tjera sipas kërkesës për punë të ngjashme me pozitën e punës së saj;
- Të manifestoj respekt, sjellje kolegiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve dhe tërë stafit;
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel,Internet),
- Njohja e gjuhes Angleze.
Dokumentacioni i kërkuar:
- CV e shkurtër dhe përshkrim i përvojës profesionale.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në bashkë me referencat në E-mail: hr@avicena-ks.org
Konkursi do të jetë i hapur nga data 14.01.2022 deri më datën 28.01.2022