Banka Kombëtare Tregtare

Analist kreditor për Agro

	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita:Analist kreditor për Agro

Lokacioni:Pejë

Data e Hapjes:14.01.2022

Data e Mbylljes:23.01.2022

Shkollimi:Diplomë Baçelor

Njohuri e Gjuhës:Anglisht

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Reklamimi i produkteve dhe shërbimeve të BKT-së të Agro-Biznesit.
  • Identifikimi i Agro–Bizneseve, vizita dhe promovimi i produkteve të BKT-së në regjione të ndryshme.
  • Bashkëpunim i ngushtë me Drejtorët e Degëve dhe Departamentin e Marketingut të Korporatave dhe Biznesit për vizita tek klientët dhe përgatitjen e aplikacioneve për kredi.
  • Siguron monitorim të aplikacioneve, proces të shpejtë dhe efikas të aplikimit nga faza fillestare deri në disbursim.
  • Monitoron në baza mujore zhvillimin e kredisë agro-biznesore, cilësinë dhe sasinë e portofolios, raporton në baza javore për klientët Agro-Biznesor.
  • Kryen hulumtime të tregut dhe analizon konkurrencën në sektorin e Agro-Biznesit.
  • Të angazhohet (ndihmojë) në planifikimin dhe zbatimin e planeve të biznesit, shitjes dhe strategjisë së shërbimit për të rritur konkurrencën tonë të biznesit.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve të Agro-Produkteve të BKT-së.

Kualifikimet:

  • Diplomë universiteti në Fakultetin e Bujqësisë ose në një disiplinë të ngjashme.
  • Njohja e Biznesit –Agro Kredi.
  • Përvoja në Agro-Biznes është një avantazh.
  • Aftësi për të marrë iniciativa.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Përvojë pune në Marketing.
  • Patent shoferi i Kategorisë B është një avantazh.
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar), gjuha turke është një avantazh.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Shikime 699
Kategoria Banka
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC