Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim

Asistent/e Projekti, Koordinator/e Projekti, Trajner/e

	 	 

Titulli i pozites: Asistent projekti

Periudha: 11 muaj
Gjysem orari: 40 ore./jave
Data e fillimit : 01 Shkurt 2022
Reporton : Koordinator Projekti-QSHHZH

Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim po kërkon të rekrutojë një Asistent të Projektit, ne kuader te implementimit te projektit “Forcimi i ndërgjegjësimit, qasjes dhe cilësisë së arsimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë në fëmijërinë e hershme me fokus në komunat e Gjilanit, Dragashit dhe Lipjanit”, te mbershtetur nga UNICEF ne Kosove. Projekt Asistenti do te jete i ngarkuar për të siguruar mbwshtetjen e cilësinë dhe zbatimin në kohë të aktiviteteve të projektit në bashkëpunim me Koordinatorin e projektit dhe anëtarët e tjerë të ekipit.  

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Asiston Koordinatorin e projektit në zbatimin e përgjithshëm të projektit;
  • Ndihmon në përgatitjen e agjendes dhe materialeve te nevojshme per takime, perfshire komunikimin me pjesemarresist;
  • Mban shënime të sakta dhe në kohë për të gjitha aktivitetet, te cilat arkivohen ne menyre sistematike;
  • Asiston menaxherin e projektit në monitorimin e progresit e përgjithshëm të projektit
  • Ndihmon në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave te cilat vijne nga Qendrat me Baze ne Komunitet ne tre Komuna, te perfshira ne projekt;

Ndihmone ne perpilimin e materialeve permbajtesore te projektit, perfshire konceptet e ngjarjeve si tryezat e rrumbullaketa, materialet informuese (broshurat, doracaket, etj.)

  • Ndihmon në komunikimin, përditësimin dhe mbledhjen e informacionit mbi temat përkatëse të projektit;
  • Asiston ne punën e PR për projektin;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës.

PROFILI

Kandidatët e përshtatshëm për këtë pozicion duhet të kenë:

  • Minimumi 5 vjet përvojë relevante në një nivel të ngjashëm përgjegjësish;
  • E dëshirueshme diplomë universitare në edukim ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Përvoja e punës brenda një organizate humanitare dhe/ose zhvillimore (OJQ) do të jetë përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, duke përfshirë të folur dhe të shkruar rrjedhshëm ne gjuhen angleze dhe shqipe;
  • Aftësi të forta koordinuese, organizative dhe të zgjidhjes së problemeve
  • Njohuri në paketat softuerike të zyrës (Excel, MS Word dhe Outlook)

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: Aplikacioni; CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave. Deklarata që nuk jeni nën hetime dhe Certifikata për të kaluarën kriminale kerkohet vetëm nga kandidatët qe arrijnë në rundin e fundit te procesit të rekrutimit.

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në email adresën humancenter2015@gmail.com

Afati i fundit për dorëzim është 24 janar 2022, deri ne 16:30. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.


Titulli i pozites: Koordinator/e Projekti

Periudha: 11 muaj
Gjysem orari: 20 ore./jave
Data e fillimit : 01 Shkurt 2022
Raporton : QSHHZH/UNICEF  

Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim po kërkon të rekrutojë një Koordinator të Projektit, ne kuader te projektit “Forcimi i ndërgjegjësimit, qasjes dhe cilësisë së arsimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë në fëmijërinë e hershme me fokus në komunat e Gjilanit, Dragashit dhe Lipjanit”, te mbeshtetur nga UNICEF ne Kosove. Koordinatori i Projektit do te jete i/e ngarkuar për të siguruar cilësinë dhe zbatimin në kohë të aktiviteteve të projektit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe partnerët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë mbarëvajtjen e aktiviteteve sipas planit te punes dhe kornizës logjike & buxhetit që e shoqërojnë;
  • Siguron koordinim me të gjithë përfituesit gjatë zbatimit të projektit;
  • Siguron realizimin me kohë të aktiviteteve të projektit, duke përfshirë aktivitetet që zbatohen në bashkëpunim me partnerët;
  • Ka përgjegjësi të plotë per koordinimin financiar që të sigurojë zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat e organizatës dhe donatorit, si dhe me masat e aplikueshme apo te reja qe hyjne ne fuqi ne situate pandemie;
  • Bashkëpunon me institucionet qeveritare nacionale edhe lokale për të siguruar arritjen e rezultateve të projektit;
  • Ofron mbikqyrje per edukatoret mbi programet e edukimit te hershem ne Qendrat me Baze ne Komunitet ne kuader te projektit;
  • Siguron që të dhënat zyrtare dhe dokumentet, si dhe dokumentet e projektit dhe zbatimi janë në përputhje dhe në harmoni me legjislacionin vendor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Eshte përgjegjës/e përbrenda fushës së punës për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, ekploatimit, dhunës dhe diskriminimit duke u bazuar në parimet e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve;
  • Eshte përgjegjës/e për të raportuar menjëherë cdo dyshim, shqetësim, pretendim ose incident duke i respektuar procedurat e Raportimit të Mbrojtjes së Fëmijëve;
  • Përgatit dhe e përditëson planin e punës, raportet kuartale dhe vjetore, dhe siguron raportimin me kohë ne baze te kerkesave te donatorit.

KRITERET

Diplomë universiteti në edukim, shkencat sociale, administrim biznesi, menaxhment, ekonomi, drejtësi, ose ndonjë fushë të ngjashme;

Të paktën 3 vjet përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme në organizata të shoqërisë civile;

Përvojë të dëshmuar në zbatim të ciklit të projektit, koordinim, monitorim dhe vlerësim në sektorin e edukimit;

Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;

 Njohuri të politikave nacionale në fushën e edukimit tw hershwm;

Shkathtësi për planifikim, organizim, koordinim dhe monitorim të aktiviteteve të projektit;

Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të shkruar dhe komunikim verbal;

 Aftësi për të punuar nën presion;

Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;

Ta zotërojë kompjuterin, programet Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, Internet, social media, etj;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: Aplikacioni; CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave.

Deklarata që nuk jeni nën hetime kerkohet vetëm nga kandidatët qe arrijnë në rundin e fundit te procesit të rekrutimit.

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në email adresën humancenter2015@gmail.com

 Afati i fundit për dorëzim është 24 janar 2022, deri ne 16.30. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë

QSHHZH është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit psikologjik.  social,  dhe edukative qe prej vitit 2013.


Trajner/e për mbajtjen e trajnimit gjysemditor me prindër “Përfshirja e baballarëve në edukimin e hershëm”

Hyrje

Organizata ‘Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim’ (QSHHZH) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në 2013, dhe funksionon si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Prishtines dhe ne disa komuna te tjera.  Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim’” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe rajon si:UNICEF, Save the Children në Kosovë, Baknken Boterore, Giz. Ministrine e Mirqenies Sociale, Agjencionin per Barazi Gjinore etj.

Objektiva

Qendra per Sherbime Humane dhe Zhvillim’ kërkon të angazhojë një trajnere/e në mbajtjen e trajnimeve me edukator sipas Modulit “Perfshirja e baballareve ne edukimin e hershem’. Trajnimet do të zhvillojehen ne kater komuna: Prishtine, Gjilan, Lipjan, Dragash, ne kuader te projektit “Forcimi i ndërgjegjësimit, qasjes dhe cilësisë së arsimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë në fëmijërinë e hershme me fokus në komunat e Gjilanit, Dragashit dhe Lipjanit” te mbeshtetur nga UNICEF, per periudhen Shtator 2021 – Dhjetor 2022.

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare në Departmentin e Pedagogjisë apo Psikologjisë, apo fushë të ngjashme në shkenca sociale (kualifikimi Master dhe edukimi profesional/joformal në këtë fushë është përparësi);
  • Se paku 3 vite pervoje në mbajtjen e trajnimeve me edukatore;
  • Njohuri mbi dokumentet kryesore qe e drejtojne edukimin e hershem ne Kosove;
  • Shkathtësi të larta analitike;
  • Shkathtësi të larta në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe dhe angleze.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet:

  • Përgatitja e planit të punës për mbajtjen e trajnimeve me edukator konform Modulit të pergatitur.
  • Hartimi i metodologjisë së trajnimeve me edukator sipas këtij moduli;
  • Mbajtja e trajnimeve në komunat e identifikuara nga projekti
  • Realizimi i pyetësorëve vleresues para dhe pas trajnimit;
  • Dorëzimi i draft raportit narrativ, përfshirë objektivat e modulit, realizimin e trajnimeve, dhe të gjeturat nga pyetësorët, jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas mbajtjes së të gjitha trajnimeve;
  • Dorëzimi i raportit narrativ final tek QSHHZH jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga QSHHZH ne gjuhen shqip dhe anglisht

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: Aplikacioni; CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave. Deklarata që nuk jeni nën hetime vetëm nga kandidatët qe arrijnë në rundin e fundit te procesit të rekrutimit.

Oferta financiare

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në email adresën humancenter2015@gmail.com.

 Afati i fundit për dorëzim është 24 janar 2022, deri ne 16:30. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.

Aplikacion Punësimi

 

Shikime 860
Kategoria
Skadon 1 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC