Camel

Shitës/e Ambulantiv/e (Treg Tradicional)

	 	 

Kompania “Camel” nga dita e themelimit deri më sot ka qëndruar mbi përkushtimin ndaj prodhimit, fokusin në nevojat e konsumatorëve, investimin e vazhdueshëm në pajisjet moderne në prodhimin e Biskotave, Vaferit dhe Flipsave, zhvillimin e resurseve njerëzore, dhe në përvojën e gjatë dhe zellin e punonjësve të saj. “Camel” tashmë është një ndër prodhuesit më serioz në këtë fushë prodhimtarie.

Ne synojmë prodhimin e produkteve cilësore vendore, duke kontribuar njëherësh edhe në mirëqenien sociale ndërmjet punësimit të sa më shumë punëtorëve vendorë.

Kompania “Camel” shpall konkurs për pozitën:

SHITËS AMBULANTIV (TREG TRADICIONAL)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga mbikëqyrësi (supervizori);
  • Mbanë evidencë financiare ditore për vleren e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në teren;
  • Bën përgatitjet para daljes në teren, i përmbahet planit ditor të vizitave në routa që i cakton mbikëqyrësi (supervizori);
  • Obligimet që duhet ti përcjellë:
    • 1.Prezantimin,
    • 2.Shitjën,
    • 3.Kontrollimin e stokut në pikë dhe cmimeve në raft dhe pozicion,
    • 4.Raportimin ditor te mbikëqyrësi (supervizori).

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përfundimin e Shkollës së Mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi duke qene më bindës në prezantim;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës;
  • Preferohet të ketë përvojë në këtë drejtim dhe menaxhimin e punës në presion;
  • Patent shofer në kategorinë B.

Procesi i aplikimit:
Duke dërguar CV-në tuaj me foto në e-mail: info@camel-ks.com
apo duke sjellur fizikisht CV-në tuaj me aplikacion tek zyret e Camel në Vushtrri, Rr. Arsim Muzaqi PN, afër parkut të qytetit. (afër marketit Interex).

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13/01/2022 deri me 12/02/2022.

Shikime 1493
Kategoria Shitje
Skadon 20 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC