Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA:                             Zhvillues Biznesi
REFERENCA:                     MC-001/3-22

QYTETI:                             Shkabaj

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Taksive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zhvillues Biznesi, të cilët vazhdimisht kërkoni zgjidhje për sfidat e përditshme.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë zgjerimin e veprimtarisë së biznesit duke lidhur marrëveshjet të reja bashkëpunimi me agjensitë turistike, hotele dhe restorante.
  • Është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klient, menaxhimin e ekipit të kompanisë dhe sipas nevojës asiston në segmentet e tjera brenda vendit të punës.
  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e shërbimeve të huazimit të hapësirave të marketingut në taksi.
  • Të bëjë gjenerimin e projekteve të reja me klientët ekzistues.
  • Të bëjë hulumtimin e tregut, analizën e trendeve dhe përgatitjen e parashikimeve të shitjes.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet bachelor).
  • Minimum 2 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
  • Energjik dhe shkathtësi që të komunikoj lehtësisht me të gjithë njerëzit.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga bazë fillestare 600 euro bruto.
  • Komision shtesë varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 23.01.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 930
Kategoria Administratë
Skadon 23/01/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management