Mercurius Consulting

Menaxher Operacional

	 	 

POZITA:                             Menaxher Operacional
REFERENCA:                     MC-001/2-22

QYTETI:                              Fushë Kosovë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të E-Commerce, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher Operacional, të cilët duan ta sfidojnë veten e tyre në menaxhimin e stafit dhe ngritjen e shitjeve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë koordinimin dhe menaxhimin e stafit për të arritur rezultatet e punës sipas planit strategjik të kompanisë.
  • Të bëjë udhëheqjen, krijimin, identifikimin dhe zhvillimin e mundësive të reja inovative në ofrimin e shërbimeve të shitjes online.
  • Të bëjë kontaktimin e klientëve potencial me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve , aranzhimit të takimeve dhe prezantimit e platformës së E-Commerce.
  • Të kontaktoj, përgatisë propozimet financiare për të gjeneruar të hyra të tjera nga klientët ekzistues.
  • Të mentorojë dhe udhëzojë stafin në mënyrë që të optimizohen kapacitet e tyre.
  • Të bëjë kontrollin e brendshëm të proceseve të punës dhe vlerësimin e performancës së stafit.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në menaxhim biznesi, informatikë apo ekuivalente.
  • Minimum 2 vit përvojë pune në shitje dhe menaxhim apo industrinë relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga bazë fillestare 800 euro bruto.
  • Komision shtesë varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
  • Mundësi për të punuar me një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 23.01.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 1884
Kategoria Menaxhment
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC