Mercurius Consulting

Agjent i Shitjes

	 	 

Mercurius

POZITA:                              Agjent i Shitjes
REFERENCA:                     MC-001/1-22

QYTETI:                              Parku i Biznesit Drenas

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto-Salloneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e automjeteve për të cilën kompania është përfaqësuese e autorizuar në mënyrë profesionale te klientët.
  • Të identifikojë klientët potencialë (Car Rental) me qëllim të zhvillimit të tregut B2B dhe B2C.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet e klientit që shprehin interes dhe të përgatisë ofertat komfor kërkesave të tyre.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e shitjes.
  • Të kryej analizat e automjeteve të caktuara të konkurrencës në treg.
  • Të organizojë operacionet e përditshme, të përmbush planin e shitjes dhe përgatitjen e raporteve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet bachelor).
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo në industrinë relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
  • Energjik dhe i/e shkathët që të komunikoj lehtësisht me të gjithë njerëzit.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga bazë fillestare 600 euro bruto.
  • Komision shtesë varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale jashtë vendit.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 23.01.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 2929
Kategoria Shitje
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC