Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)
Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A.
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), nenit 23, nën pika 23.3.6 të Statutit të Ndërmarrjes nr.01-2013 datë 18.01.2011, Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 22.02.2019, mori vendim që të shpall:

K O N K U R S 

Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, Prishtinë

1. Të përgjithshme

Kandidati për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të ketë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

2. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve.

3. Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit të ndërmarrjes.

4. Përshkrimi i punëve

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike Banesore- SHA në Prishtinë, krahas punëve të parapara me dispozitat e Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërrmarrjet Publike, ka edhe këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Në bashkëpunim me përgjegjësit e njësive organizative, koordinon punët e ndërmarrjes me qëllim të implementimit sa më të drejtë të politikave zhvillimore të caktuara nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes;
  • Të përcaktojë një strategji efektive për NPB-në;
  • Bashkëpunon ngushtë me bordin e drejtorëve  si dhe menaxhon kompaninë dhe  para këtij organi raporton për menaxhimin e kompanisë;
  • Bën sistemimin dhe organizimin e të punësuarve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Mbikëqyrë përgatitjen dhe implementimin e Planit të Biznesit me qëllim të përmirësimit të performancës së ndërmarrjes;
  • Udhëheqë dhe koordinon punët me udhëheqësit e sektorëve dhe stafit tjetër të ndërmarrjes;
  • Të vendosë sisteme dhe procedura për menaxhimin efektiv të NPB-së;
  • Përfaqëson ndërmarrjen në raport me palët e treta;
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, akte qeverisëse të ndërmarrjes dhe bën ekzekutimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Bordit të Ndërmarrjes.

5. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të ketë përgatitje superiore në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese,
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Njohuria e gjuhës angleze e preferuar.

6. Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj)  dhe
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32.  Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com. Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën. Për pozitën e shpallur aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs. Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NPB-së e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Konkursi është i hapur nga data 25 Shkurt 2019 – 29 Mars 2019 ora 16:00.

 

TAGS: Ndermarrja Publike BanersorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2105
Kategoria Menaxhment
Skadon 52 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US