Kreditimi Rural i Kosovës

Menaxher/e Dege, Analist/e Kreditor/e, Arkatar/e dhe Zyrtar/e për Regjistrim

	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  1. Një (1) Menaxher-e dege për degën në Podujevë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec (me lokacion në Rahovec)
  3. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Rahovec (me lokacion në Rahovec)

1) Menaxher/e dege

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Menaxhon kualitetin e portofolios se deges,
  • Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
  • Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
  • Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se. Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
  • Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
  • Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
  • Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
  • Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

2) Analist/e Kreditor/e

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

3) Arkatar/e dhe zyrtar/e per regjistrim

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor. Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 11.01.2022 deri me dt. 17.01.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shikime 937
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Podujevë, Rahovec
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC