Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs për punë: Koordinator/e i/e Projekteve

Institucioni: Klubi i Prodhuesve të Kosovës

Titulli i vendit të punës: Koordinator/e i/e Projekteve

Orari i punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi

______________________________________________________________

Përshkrimi i Punës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) është organizatë e cila ka për qëllim zhvillimin dhe mbrojtjen e sektorit të prodhimit, bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe private me qëllim fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit.

Detyrat kryesore:

  • Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në planin e punës të Klubit të Prodhuesve.
  • Të siguroj që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të KPK-së;
  • Të zhvilloj dhe dokumentoj modalitetet e ndryshme të financimit, dhe të mbaj komunikimin me partnerët e KPK-së.
  • Ndihmon në përpunimin me saktësi të informacioneve në raporte sipas formave dhe standardeve të përcaktuara.
  • Mbikëqyr financat e projekteve dhe është përgjegjës/e për menaxhimin efikas të të gjitha shpenzimeve në përputhje me dokumentet e organizatës sipas planit financiar
  • Të përgatis raporte mujore dhe narrative për të shënuar përparimin e projekteve në bashkëpunim të ngushtë me ekzekutivin e KPK-së.
  • Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme, si dhe propozon forma dhe mënyra të reja raportimi, ku asiston në zhvillimin e BI drafteve për informacion apo raport periodik që kërkohet.
  • Merret me hulumtimin e raporteve periodike dhe “ad hoc” e të gjitha niveleve, brenda afateve të përcaktuara.
  • Siguron, kontrollon saktësinë e informacionit që merret nga sistemi dhe raporton.
  • Kryen detyra administrative, punë teknike, përshirë planifikimin dhe kryerjen e veprimeve që lidhen me të gjitha aspektet e punës të Sektorit të Analizës dhe Statistikës.
  • Ka njohuri rreth implementimit të projekteve që ndërlidhen me zhvillimin e trajnime.
  • Është i/e gatshme që të angazhohet në të gjitha punët tjera që lidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës.
  • I raporton Drejtorit Ekzekutiv

Kërkesa për kandidatët:

  • Edukim i lartë universitar (kandidatët me titullin Master kanë përparësi) në menaxhim/ ekonomik.
  • Minimum 3 vite përvojë të punës.   
  • Njohje shume e mire e gjuhës angleze.
  • Aftësi shume të mira analitike.
  • Aftësi të mira komunikative dhe organizative.
  • Aftësi të shkëlqyera në përgatitje të analizave, shkrimin të projekteve, raporteve dhe statistikave.
  • Aftësi për të punuar në grup.

Vendi: 

Zyra është e vendosur në Prishtinë.

Si të aplikoni:

Konkursi është i hapur deri më datën 25 janar 2022, në ora 17:00. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë vetëm dokumentet e mëposhtme në info@klubiprodhuesve.org

  • CV-në
  • Letër Motivuese
  • Subjekti i emailit: KPK_ Koordinator/e i/e Projekteve

Aplikacionet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të merren parasysh!

Shikime 2,236
Kategoria Menaxhment
Skadon 25/01/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management