Protec

Vende të lira të punës (15)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

PROTEC hapë konkurs për 15 vende të lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar, atëher aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë.
PROTEC merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini. Pordhimin e xhamave dhe fasadave të aluminit.

Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, PROTEC kërkon kandidat të motivuar që të aplikojn për vendin e punës si:

  1. Punëtor në sektorin e prodhimit – 5 Pozita
  2. Monter i dyerve dhe dritareve     – 6 Pozita
  3. Mjeshtër në sektorin e Xhamit (Xhamprerës)– 3 Pozita
  4. Menaxher i depos – 1 Pozitë


Detyrat dhe kualifikimet per poziten 1,2,3:

Minimalisht diplomë e shkollës së mesme.
Të ketë përvojë në sektorin përkatës në te cilin aplikon.
Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi, si dhe aftësi të mira për pune ekipore.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 4 Menaxher i depos:

  • Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë;
  • Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së materialeve;
  • Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj;
  • Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve;
  • Ruan standardet e higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;
  • Menaxhon kontrollin e stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave.

Kualifikimet për pozitën 4 Menaxher i depos :

  • Preferohet diplomë universitare në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit ose administrim biznesi;
  • Preferohet përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike të menaxhimit të deposë dhe databazave;
  • Të ketë  njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B

Shënim:
Për pozitën e parë inkurajohen të aplikojnë edhe gjinia FEMRORE.
Preferohen aplikantët nga këto qytete: Gjilan, Viti, Kamenicë.

Vendi i punës: Gjilan (Fshati Ponesh)

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në e-mail: info@protec-ks.net ose në zyret tona në rrugën Ramiz Cërnica nr.140 në Gjilan.
Për informata kontaktoni në numrin: 02820 310 330 / 045 305 871
Konkursi ështe i hapur deri më datën: 21.01.2022

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojm se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2692
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC