NJOFTIM PËR PUNË
Pozita: Inxhinier Civil
Vendi i punës Zyra Qendrore
Data e hapjes: 11.01.2022
Data e mbylljes: 25.01.2022
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon, projekton, zhvillon dhe përcjell projektet e ndërtimit, projektet e energjisë së ripërtërishme etj.
- Përgatitja e raporteve teknike, projektimit, duke u bazuar në punimet ekzistuese apo të reja të ndërtimit.
- Sigurimi i projekteve që plotësojnë kërkesat ligjore dhe standardet e shëndetit dhe sigurisë.
- Të kontrollojë dhe monitorojë punimet dhe procesin e ndërtimit deri në përfundimin e të gjitha fazave të ndërtimit.
- Përgatitja e projekteve për ndërtesat e marra me qira në funksion të përdorimit të tyre dhe në përputhje me konceptin, përgatitja e dosjeve për kostot e parashikuara si dhe përgatitja e dokumenteve përkatëse për tenderin.
- Përmes studimeve periodike të tregut të përditësohet “Lista e çmimeve për njësi” në lidhje me punimet e ndërtimit, dekorimin etj.
- Të monitorojë zbatimin e kushteve të përcaktuara në kontratat e shërbimit nga kontraktorët dhe të përgatisë raporte teknike dhe financiare në lidhje me mirëmbajtjen e ambienteve përkatëse sipas nevojave dhe kërkesave të paraqitura.
- Vlerëson dhe identifikon/ analizon kërkesat për çështjet e ndërtimit të objekteve përkatëse dhe përgatit raportet përkatëse, kontrollon dhe mbikëqyr procesin e punës duke mundësuar njëkohësisht gjendjen financiare të këtij procesi.
- Të sigurojë në kohë draftin e raportit të kërkuar, t’ia paraqesë për miratim Drejtorit të Departamentit dhe të mundësojë dorëzimin e tij në njësinë përkatëse.
Kualifikimet:
- Diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekturë.
- Njohuri të shkëlqyera të softuerëve të projektimit dhe vizualizimit si AutoCAD (2D dhe 3D), Archi CAD, Rendering Program, apo të ngjashme.
- Të ketë përvojë në fushën e projektimit të ndërtimit dhe zbatimit.
- Të jetë i aftë për të ruajtur cilësinë e punës duke përmbushur objektivat e produktivitetit.
- Aftësi të shkëlqyera analitike; aftësi për të kuptuar shpejtë problemet komplekse, për të integruar koncepte dhe qasje të reja dhe për të rekomanduar zgjidhje.
- Të jetë i suksesshëm kur vepron në një mjedis që kërkon punë ekipore dhe bashkëpunim.
- Të jetë në gjendje të udhëtojë dhe të ketë leje të vozitjes.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuha turke është avantazh).
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formën në gjuhën angleze përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/ Për ndonjë problem ju lutem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.