Appk

Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnimet pa pagesë për vetëpunësim/themelim biznesi

	 	 

FTESË PËR APLIKIM

për pjesëmarrje në trajnimet pa pagesë për vetëpunësim/themelim biznesi

Hyrje:

Projekti “Fuqizimi i Rinisë” është projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe bashkëfinancuar nga APPK dhe i cili zbatohet nga APPK.

Synimi i projektit është mbështetja e të rinjve të papunë me shkathtësi për vetëpunësim dhe themelim biznesi. Trajnimet për themelim biznesi janë të bazuara në Standardin e Profesionit “Themelues Biznesi” të aprovuar nga AKK dhe me kurrikulë dhe program të akredituar po ashtu nga AKK. Trajnimi synon zhvillimin e aftësive teknike dhe taktike të pjesëmarrësve mbi gjenerimin e idesë për fillimin e një biznesi të ri duke përgatitur planet e tyre të biznesit.

Kush mund të aplikoj për këto trajnime?

Tё rinj dhe të reja të papunë të moshës 18-25 vjeçare të komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, dhe të cilët kanë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm.

Përparësi kanë të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët shfaqin interesim dhe kanë potencial për të themeluar biznes.

Trajnimi do të ofrohet për katër grupe me nga 15 pjesëmarrës (gjithsej 60 pjesëmarrës).

Orari dhe kohëzgjatja e trajnimeve:

Trajnimet janë intensive - 10 ditë (nga ora 10.00 deri në ora 15.00).

Trajnimet do të zhvillohen në periudhën Shkurt – Prill 2022, agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti dhe se kandidatët do të njoftohen me kohë.

Shpenzimet:

Trajnimi është falas, po ashtu organizatori do të mbuloj shpenzimet e ushqimit, pijeve dhe të gjitha materialeve të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit në trajnim.

Procedura e aplikimit dhe përzgjedhjes:

Të gjithë të interesuarit për trajnime mund të aplikojnë duke plotësuar formën online për pjesëmarrje në trajnim, të cilën e gjeni në linkun: https://forms.gle/i3sw5zhS6grdMLsf8

Certifikata:

Kandidatët me rastin e përfundimit të trajnimit do të marrin certifikatë të kualifikimit “Menaxher i Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla”, Niveli 3 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me 7 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila vuloset në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe është e njohur edhe ndërkombëtarisht.

Afati i fundit për aplikim është 24 Janar 2022.

Vërejtje: Për shkak të situatës së pandemisë me virusin COVID19, trajnimi do të mbahet duke ju përmbajtur Udhëzimeve të Parapara të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit duke respektuar distancën, përdorimin e dezinfektuesve, dhe mbajtjen e maskave gjatë trajnimit.

Shikime 1672
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC