Business Consultants Council (BCC)

Digital Transformation as a Guide to Empower SMEs and Start-Up Businesses (ALB)

	 	 

BCC Header

Business Consultants Council (BCC) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në emër të Qeverisë Gjermane, kanë lansuar programin më të ri ekzekutiv të trajnimeve profesionale rreth Transformimit Digjital, për pozita menaxheriale të individëve që drejtojnë një biznes të konsoliduar ose një biznes fillestar (Start-Up), si pjesë e projektit “Transformimi Digjital si udhërrëfyes drejt fuqizimit të NVM-ve dhe Bizneseve Start-Up”.

Ky projekt ka si qëllim kryesor forcimin e rolit të bizneseve fillestare dhe NVM-ve, si ndryshimtarë në zhvillimin e klimës së biznesit. Duke kuptuar nevojat e ndryshme të këtyre dy grupeve, projekti do të mbështesë përmirësimin e aftësive digjitale të bizneseve fillestare dhe transformimin digjital të NVM-ve.

1. Aktiviteti I: Cikli i Trajnimeve:

Programi ekzekutiv i Trajnimeve Profesionale për Transformimin Digjital synon që:

Të trajtojë dhe thellojë njohuritë e drejtuesve dhe menaxherëve të bizneseve ekzistuese dhe fillestare rreth hartës së zhvillimit të Transformimit Digjital, Marketingut Digjital, Tregtisë Elektronike (E-Commerce), Mediave Sociale, IT dhe Mbrojtjes së të Dhënave.

Ky program do të strukturohet në trajnime të avancuara nën ligjërimin e ekspertëve të certifikuar ndërkombëtarisht për Transformim Digjital si dhe bazohet në kurrikulat e Odës Ekonomike Austriake (ËKO), duke përbërë njohuritë dhe trendet më të fundit rreth Transformimit Digjital.
Formati i trajnimeve do të konsistojë nga module të ligjërimit nga ekspertët e fushës, detyra individuale, hulumtim dhe përgatitje për raste studimore.
Pas zhvillimit të trajnimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë sesionet e mentorimit, për të finalizuar përgatitjen e rasteve studimore.

Trajnimet do të mbahen në format fizik në Parkun e Inovacionit në Prizren, ku për 3 javë gjatë periudhës 25 Janar – 11 Shkurt, pjesëmarrësit do të ndjekin 6 ditë të trajnimit.

Një program i cili ka vlerën 700 EUR, ju do ta përfitoni PA PAGESË dhe do të certifikoheni në fund të tij.

2. Aktiviteti II i Programit:

Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët përfundojnë me sukses ciklin e trajnimeve, do të certifikohen dhe do të bëhen pjesë e fazave të mentorimit, vizitave në kompani të suksesshme kosovare me qëllim të nxitjes së rrjetëzimit dhe bashkëpunimit, do të kenë qasje në Konferencën e Transformimit Digjital që do të mbahet në nivel kombëtar, dhe poashtu profilet e tyre do të botohen në një broshurë promovuese.

3. Për t’u bërë pjesë e këtij programi, përfaqësuesi i biznesit duhet të plotësojë disa kritere:

  • Të jenë të përkushtuar për të marrë pjesë në të gjitha trajnimet që do të mbahen në format fizik
  • Të kenë një profil ekzekutiv: drejtues, pronar, menaxher i një biznesi
  • Biznesi duhet të jetë i regjistruar në Kosovë për më shumë se 1 vit, sipas legjislacionit në fuqi
  • Të shprehë motivim për tu bërë pjesë e Transformimit Digjital dhe interes për të rritur aftësitë dhe shkathtësitë digjitale

APLIKO tani përmes vegëzës:

Thirrja në gjuhën shqipe: https://cutt.ly/rRNUCIB

Thirrja në gjuhën angleze: https://cutt.ly/gRNUMAZ

Afati i fundit për aplikim është data 21 Janar 2021.

Shikime 610
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC