Minna Fashion

Asistent/e i/e Shitjes në showroom

	 	 

MINNA për plotësimin e nevojave të saj shpall konkurs për 2 vende te lira pune.

MINNA eshte kompani lidere ne industrine e modes, me saktesishte ne
dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve ekskluzive. Aktualisht, MINNA eshte duke zgjeruar
ambientet dhe biznesin, prandaj na duhen edhe njerez te rinje, te motivuar dhe te gatshem
per te vazhduar rrugetimin se bashku.

Pozita:  Asistent/e i/e Shitjes në showroom.

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
  • Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten duke i falënderuar.
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
  • Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla.
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan.
  • Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi.
  • Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në shitje
  • Njohja e gjuhës angleze eshte perparesi
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë

Kushtet:

  • Page fikse prej 400€
  • Komision ne shitje
  • Bonuse sipas performances
  • Trajnime profesionale mbi shitjen dhe teknikat e shitjes.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: minnafashionhr@gmail.com

ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek showroomi MINNA ne lagjen Pejton, rruga Pashko Vasa, Prishtine.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1289
Kategoria Shitje
Skadon 14 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC