Korporata Rugove

Depoist, Ndihmës Depoist

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në depon e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Pejë. Pozitat e hapura janë:

DEPOIST DHE NDIHMËS DEPOIST

  1. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Depoist:
  • Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
  • Është përgjegjës për stokun në depo.
  • Në bashkëpunim me faturistin, çdo fund orari për ditën e nesërme bën ndarjen e pikave për shpërndarjen e produkteve.
  • Koordinon dhe bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  1. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës depoist:
  • Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore.
  • Me anë të pirunierit bën lëvizjen e mallrave në depo.
  • Bën pranimin e mallit nga fabrikat dhe mjetet tjera dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Bën ngarkimin e mallrave nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Për pozitën Depoist prefererohet të ketë përvojë pune së paku 3 vjeçare.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 21 janar 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 1316
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC