Down Syndrome Kosova

Auditor / Kompani

	 	 

Termat e Referencës për Audit

Shoqata Down Syndrome Kosova, kërkon të angazhojë një auditor / kompani për të audituar shoqatën për periudhen Janar-Dhjetor 2021

Hyrje

Informata të përgjithshme Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down (SD). DSK është regjistruar me 5 Prill 2007, me Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatënacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnëpotencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave te personaveme sindromën Down në Kosovë dhe familjareve te tyre. Deri mëtani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbipromovimin dhe realizimin e të drejtave te barabarata të personaveme sindromën Down dhe ne pergjithësi te personave me aftësi tëkufizuar.

DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dherealizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekurdrejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilatjanë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plotanë Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD) si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne Forumin Kosovar të PAK-vebashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimingjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK,etj.

Shoqata Down Syndrome Kosova programet e saj i ka te shtrira ne kater regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.

1.Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)

2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova, kërkon të angazhojë një auditor/ kompani për të audituar shoqatën për peiudhen Janar-Dhjetor 2021

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga auditori/ja apo kompania pritet;

• Pregaditja e Raportimit të Auditimit

• Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (10) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuarkomentet e mundshme nga DSK

Angazhimi:

Auditori/ja/ Kompania do të angazhohet me anë të një kontrate përshërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do tëpërcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshiranë këtë dokument. Të gjitha angazhimet pritet të përfundohen jo mëvonë se më 28 shkurt. Afatet për dorëzimin e raportit final mund tështyhen edhe për një periudhë 15 ditore me pajtim të palëve.

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve tëpërcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të raportit final.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

• Kopja e Diplomes Universitare;

• Kopjen e çertifikates për auditor

• Kopjen e Çertifikates se Biznesit

• Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushë;

• Curriculum Vitae (CV)

• Propozimi financiar*

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 14.01.2021.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!

Shikime 441
Kategoria Auditim
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC