EPPC Kosova

Drejtor/e Ekzekutiv/e

	 	 

EPPC Kosovo kërkon një Drejtor Ekzekutiv për klientin e saj, organizatë lider që funksionon në sektorin financiar jo-bankar.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të organizatës, duke përfshirë mbikëqyrjen e procesit përkatës të zhvillimit institucional
  • Koordinimi i punës së Bordit dhe Kuvendit të Anëtarëve të organizatës sipas udhëzimeve të Bordit
  • Zhvillimi i strategjisë së organizatës për krijimin e një mjedisi të favorshëm për operimin e sektorit mikrofinanciar dhe jo-bankar në Kosovë
  • Menaxhimi i aspekteve operacionale të organizatës, duke përfshirë: mbledhjen e fondeve, zhvillimin e burimeve ekonomike dhe administrimin e buxhetit
  • Rekrutimi i stafit kyç për organizatën sipas nevojës
  • Përfaqësimi i sektorit mikrofinanciar në komunikimet me Rregullatorin (BQK), Qeverinë dhe hisedarë të tjerë të ciklit të politikave për sektorin financiar
  • Menaxhon përpjekjet për ndërgjegjësimin e publikut në emër të organizatës dhe anëtarëve të saj. Këtu përfshihen aktivitete të tilla si: konferenca për shtyp, njoftime për shtyp dhe seminare
  • Zhvillimi i ngjarjeve edukuese, marketingut dhe rrjetëzimi në lidhje me realizimin e qëllimeve të sektorit

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Administrim Biznesi dhe/apo Juridik
  • Njohuri të shkëlqyera mbi funksionimin e sektorit financiar jo-bankar dhe shërbimet e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë dhe Evropë
  • Përvojë paraprake në përfaqësim në temat zhvillimore tek hisedarët vendimmarrës në politikat publike dhe në media (përparësi ka nëse ky rol është ushtruar në sektorin financiar)
  • Njohuri të shkëlqyera të trendeve rregullatore dhe transformimit digjital të shërbimeve financiare
  • Përvojë dhe shkathtësi të dalluara menaxheriale dhe udhëheqëse
  • Shkathtësi të dalluara në komunikim dhe ndërveprim me profile të ndryshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare
  • Njohje të gjuhës Angleze në nivel profesional

Të dhënat:

Pozicioni:                            Drejtor Ekzekutiv
Lokacioni:                           Prishtinë
Paga:                                    Konkurruese
Kontrata:                             Sipas ligjit të punës
Aplikimet mbyllen më:     19.01.2022

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Drejtor Ekzekutiv’ në adresën e e-mail-it:

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.

Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

Shikime 943
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC