The North Unicorn

Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi

	 	 

Konkurs Pune: (Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi)

Lokacioni: Në të gjithë regjionet e Kosovës

Duke u bazuar në vëllimin e punës dhe zgjerimin e kompanisë me pika të reja “The North Unicorn” shpallë  konkurs për pozitën: Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi

Ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Kushte të mira të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë(Area Menaxher):

  • Të vizitoj së paku dy herë në javë çdo dyqan, së paku një herë në javë të numëroj arkat e dyqaneve, dhe së paku një herë në javë të përgadisë raporte për dyqane;
  • Të mundësoj rrjedhjen e dokumentacionit në mes të kompanisë dhe dyqaneve;
  • Të koordinoj të gjitha aktivitetet lidhur me dyqanet dhe të përcjell situatat e jashtëzakonshme që mund të hasen;
  • Të pëcjell konkurencën përreth dyqanit dhe në treg në përgjithësi;
  • Të kryej hulumtime për të rritur performancën e dyqaneve;
  • Të marë vendim për orarin e punës së personelit dhe të kontrolloj zbatimin e orarit;
  • Të angazhohet për të trajnuar dhe aftësuar personelin për detyra dhe përgjegjësi më të mëdha;
  • Të marrë vendim se kush do të autorizohet nga Menaxherët e dyqaneve dhe ndihmësit e tij;
  • Ndihmon në monitorimin e kënaqësisë së përgjithshme të konsumatorëve;
  • Ndihmon në zhvillimin e procedurave dhe politikave të reja të operacioneve;
  • Kryerja dhe ndjekja e mbledhjeve rajonale për rajonet e caktuara;
  • Bën vizita të rregullta në dyqane;
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e dyqaneve;
  • Vlerësimi i produktivitetit dhe arritjeve të dyqaneve.

Aftësitë dhe shkathtësitë(Area Menaxher):

  • Aftësi politike dhe prezantuese me kujdes ndaj kërkesave të konfliktit të interesit;
  • Nivel të larte të vetëdijesimit komercial;
  • Të jetë në gjendje te marrë vendime dhe përgjegjësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore ;
  • Aftësi të mira për punë me kompjuter;
  • Të jetë fleksibil/e dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  • Shkathtësi në planifikim të punës dhe koordinim me ekipin;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.

Kualifikimi dhe përvoja(Area Menaxher):

  • Diplomë Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
  • Përvojë e dëshmuar në pozita menaxhuese;
  • E dëshirueshme përvoja dhe njohja e mëparshme e një mjedisi të shitjes me pakicë;
  • Njohuri rreth punës me kompjuter;
  • Posedimi i njohurive të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):

  • Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
  • Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
  • Monitoron afatet  dhe informon  palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të  dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;  
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftesi menaxhuese dhe organizative;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.

Kualifikimet(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):

  • Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
  • Pervoje pune ne pozita te ngjashme dhe industri te njejte(E Preferueshme).

Detyrat dhe Përgjegjësitë(Personel Marketi):

  • Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
  • Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara(Personel Marketi):

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Shkathtësi të e shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;

Kualifikimet(Personel Marketi):

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.

Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni.

Te gjithë të interesuarit duhet të aplikojne në: apliko@thenorthunicorn.com

Afati i fundit per aplikim është deri më: 30/01/2022.

Shikime 1360
Kategoria Menaxhment
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC