IAS Consulting

Kontabilist/e

	 	 

Pozita: Kontabilist/e
Lokacioni: Prishtinë, zona Qendër
Fillimi i punës: Shkurt 2022
Orari i plotë

Përshkrimi i Punës

IAS Consulting ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve, dhe këshillave afariste, e cila operon që nga viti 2008. Në portoflion tonë kemi një gamë të gjerë me klient të sektorëve dhe tipeve të ndryshme të bizneseve.

IAS Consulting ofron një ambient të punës të organizuar mirë, ku do të keni mundësinë që të realizoni ambiciet tuaja profesionale dhe t’i zhvilloni shkathtësitë tuaja. Ne ofrojmë vend të sigurtë dhe afatgjatë të punës, ambient të rehatshëm dhe pagë konkuruese, gjithmonë duke u bazuar në ligjin e punës.

Jemi duke kërkuar një kandidat/e me formim të fortë dhe njohuri në kontabilitet dhe me ligjet e aplikueshme tatimore.

Kandidati është përgjegjës për të ofruar mbështpetje për detyrat e përditshme të kontabilitetit dhe tatimeve për klientët. Ju do të jeni pjesë e një ekipi profesionistësh që punojnë për të ruajtur etiken profesionale dhe transparencën për të dhënat e kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Të bëjë regjistrime të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazime bankare;
  • Të bëjë kalkuimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
  • Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuar për të siguruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përfaqësimi i bizneseve në Administratën Tatimore të Kosovës;
  • Në kohë të koordinojë procedurat mbyllëse të fund vitit dhe të sigurojë që pasqyrat financiare të jenë të përgatitura brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK;
  • Zhvillon, mban dhe mbikëqyrë marrëdhënie të shkëlqyera pune dhe mirëkuptimi me bizneset;
  • Bënë vizita të shpeshta dhe sistematike për mbledhjen e të dhënave nëpër biznese;
  • Punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi;

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Diplomë Universiteti në Kontabilitet, Banka dhe Financa, apo disiplina të tjera relevante;
  • Teknik i kontabilitetit i domosdoshëm, ShKCAK apo IKAF;
  • Kontabilist i certifikuar është më se i dëshirueshëm, ShKCAK apo IKAF;
  • Përvojë punë profesionale së paku 1 vit;
  • Aftësia për të krijuar dhe analizuar pasqyrat financiare;
  • Njohja e ndonjë programi të kontabilitetit, Quickbooks përparësi;
  • Aftësia për detyra të shumta dhe ballafaqim me punë stresuese;
  • Aftësi kompjuterike në MS/Excel është e domosdoshme;
  • Rrjedhshmëri në gjuhët lokale dhe të kuptuarit e gjuhës angleze;

Afati i aplikimit mbyllet me 15 Janar, 2022

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: ias.consulting@yahoo.com

Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e cekura si më lartë.

Shikime 1298
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC