Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore. Misioni ynë është të sigurojë menaxhim efektiv duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të cilat kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të korporatave. HRC Kosova ka në pronësinë e saj dhe portalin e punës Portal Pune-HR Kosova.

https://www.facebook.com/portalpune.jobsite.kosova  dhe  www.portalpune-hrkosova.com

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj Elteco Group L.L.C, një nga kompanitë më prestigjioze e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë po kërkon të rekrutojë për Zyret Qendrore në Prizren:

Lokacioni: Lubizhdë, Prizren.

  • Financiere
  • Asistent/e Administrative
  • Depoist (3)
  • Vëzhgues/e kamerave (2)

Financiere

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi I arkës në sistem;
  • Regjistrimi I bankave në sistem;
  • Regjistrimi I shitjeve ditore dhe mbylljet mujore të shitjeve;
  • Regjistrimin e shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, kthimeve të shitjeve, notave kreditore, notave debitore, parapagimeve, tjera;
  • Regjistrimin e mjeteve themelore, mbajtja e regjistrimit dhe përcjellja e zhvlerësimit sipas politikave te kompanisë;
  • Kontrollimi I arkës, bankës në sistem dhe përgatitja e raporteve mujore;
  • Përcjellja e gjendjes së stokut dhe përgatitja e shitjes ne baza ditore;
  • Përgatitja e raportit ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me klient dhe furnitorë;
  • Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
  • Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
  • Raportimi I shpenzimeve dhe shitjeve ne baza ditore, javore, mujore.
  • Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Të ketë minimalisht 2-3 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Përsonat që kanë certifikate e Teknik i Kontabilitetit nga SCAAK apo organizata te ngjajshme do të kenë përparsi;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
  • Njohja e gjuhës Angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

Asistente Administrative

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjigjet në telefonata dhe në kërkesat e klientëve në rrjete sociale;
  • Mban të përditsuar katallogun e produkteve në rrjete sociale;
  • Mirëmban bazën e të dhënave të klientit dhe furnitorëve për qëllime përcjellëse;
  • Menaxhon furnizmet e zyrës dhe bënë porosi;
  • Përgatit raporte të rregullta për shpenzimet dhe buxhetet e zyrave;
  • Mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazave të të dhënave të kompanisë;
  • Përgjigjet në pyetjet nga punonjësit dhe klientët;
  • Rezervoni sallat e takimeve sipas kërkesës;
  • Shpërndan dhe ruan korrespondencën (p.sh. letrat, postat elektronike dhe paketat);

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim bachelor në fushën e Administratës ose Marketingut;
  • Të këtë aftësi të mira organizative;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Depoist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon furizimet të materialeve dhe i renditë në depo;
  • Pranon faturat dhe kujdeset për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit në depo;
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me aksionet, përfshirë kthimin, paketimin, çmimet dhe etiketimet e furnizimeve;
  • Bënë montimin e produketeve Elektrike;
  • Kontrollon dërgesat për dëmtime ose mospërputhje;
  • Kujdeset që mos të ketë mungesa në stok;
  • Kujdeset që porositë e klientëve të jenë gati në kohë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

Vëzhgues I kamerave

Përshkrimi i vendit të punës:

Pozita e vëzhguesit të kamerave është një pozitë shumë me rëndësi në kompaninë tonë. Vëzhguesi I Kamerave është kryesisht përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të mbikëqyrjes, duke raportuar incidente ose sjellje të dyshimta tek udhëheqësi i tij.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në mënyrë të vazhdueshme dhe me precizitet të lartë vëzhgon kamerat e të gjitha njësive;
  • Përcjell në mënyrë të detajuar stafin dhe klientët;
  • Alarmon çdo situatë të dyshimtë;
  • Raporton ne baza ditore dhe javore tek Menaxheri.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: apliko@portalpune-hrkosova.com

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Financiere, Asistente Administrative etj…)

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Janar, 2022.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management