Appk

Ftesë për Shprehje Interesimi – Perkujdesës Profesional (Infermier)

	 	 

FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI

Programi:        PËRSHTATJA E KUALIFIKIMIT DHE PUNËSIMI

Profesioni       PERKUJDESËS PROFESIONAL (INFERMIER)

Shifra:             PRO214_12.2021

APPK, si lider në përkrahjen e punësimit në Kosovë, ka nënshkruar marrëveshje me njërën prej tri qendrave më të mëdha të trajnimeve në Gjermani - kompaninë WBS. Përmes kësaj marrëveshje, APPK dhe WBS, në porosi nga Punëdhënësi publik gjerman “Vivantes – Pflegeforum für Senioren GmbH” nga Berlini, do të bëjnë përzgjedhjen dhe përgatitjen njëvjeçare të 60 kandidatëve nga Kosova për vitin 2022/2023, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Përkujdesës profesional – Infermier” me synim angazhimi në fushën e “Përkujdesjes ndaj të moshuarve”.

  • Aplikimet dhe përzgjedhja: Mesi i muajit Janar 2022 – mesi i muajit Mars 2022
  • Viti përgatitor: Prill 2022-Mars 2023
  • Fillimi i përshtatjes së Kualifikimit në Gjermani: Prill 2023 (me mundësi edhe të mëhershme, varësisht prej paranjohurive të gjuhës Gjermane).

Ky proces paraqet programin më atraktiv të deritanishëm në Kosovë, sidomos në aspektin profesional por edhe me kosto tërësisht të mbuluara nga Programi.

Nëse:

  • Ke të përfunduar studimet Bachelor për Infermieri (apo je në prag të diplomimit);
  • Posedon Licencë pune, apo je në proces të përfundim të saj;
  • Je i gatshëm të mësosh gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
  • Ke synim dhe motivim për ta bërë të njohur kualifikimin tënd dhe për të punuar në Gjermani.

Të ofrohet:

  • Sistem i detajuar i informimit përmes takimeve informuese;
  • Sistem i përzgjedhjes me transparencë dhe profesionalizëm;
  • Mësim i gjuhës Gjermane, bazuar në sistemin e akredituar në Kosovë (me kosto të mbuluara nga Programi);
  • Sistem i përkrahjes gjatë tërë procesit para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa asnjë kosto shtesë.

Me qëllim që të informohesh drejtpërsëdrejti, për të gjitha ofertat dhe pritjet e programit, APPK fton fillimisht të gjithë të interesuarit që të shprehin interesimin e tyre duke dërguar E-Mail:

  • Në adresën: hr@appk.org
  • Me subjekt: “Shprehje Interesimi_Emri mbiemri  _Pro214_12.2021
  • Më së largu deri me: 16.01.2022 në ora 17.00.

E-mailin tënd dërgoje thjeshtë me këto shënime:
Shprehë interesimin tim për takimet informuese- Pro 214_12.2021:

Pas datës 17.01.2022 e merr një informatë kthyese për terminin e takimit Informues.

Je i mirëpritur,

Stafi APPK

Tel. +383 38 554 155, Mob. +383 44 50 76 28, Rr.Rexhep Krasniqi nr. 59, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, www.appk.org, www.facebook.com/appkorg

Shikime 1673
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC