SPAR Kosova

Menaxher/e i/e Pikës

	 	 

SPAR Kosova, licencuar nga SPAR ndërkombëtar, synon udhëheqjen në rrjetin e shitjes me pakicë në treg duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes përmes përkushtimit në freski, përzgjedhje, cilësi dhe nivel të lartë të shërbimit të konsumatorëve.

Trajnimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve, si dhe krijimi i një mjedisi pozitiv dhe etik i punës janë fokus primar për ne, prandaj ne ju ftojmë të i bashkangjiteni ekipit tonë në poziten  më poshtë:

MENAXHER/E I/E PIKËS

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
  • Përgjegjës për Analizën e shitjeve të pikës;
  • Të mbikqyrë procesin e porositjes;
  • Menaxhon nivelin e stokut dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut;
  • Menaxhon nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
  • Respekton planogramet e caktuara nga sektorët përkatëse;
  • Prezanton në kohë dhe në kushte sa më optimale aktivitetet promocionale;
  • Përgjegjës për cash-in dhe bartjen në bankë;
  • Motivon,mbështetë dhe trajnon/mentoron stafin e dyqanit;
  • Pranon shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e konsumatorëve dhe i adreson tek departamentet përkatëse sipas
  • nevojës;
  • Siguron aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
  • Trajton dhe ofron zgjidhjen e çështjeve urgjente,në bashkëpunim me kolëgët tjerë;
  • Siguron shërbim të shkëlqyer për konsumatorët

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Eksperiencë të ngjashme pune minimum dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare
  • Preferohet njohje e gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Aftësi menaxheriale, të vendimmarrjes dhe organizimit
  • Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në recruitment@spar-kosova.com

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 24 Dhjetor 2021 deri më 24 Janar 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 2445
Kategoria Menaxhment
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC