Italmed

Përfaqësuese e Brendit Rilastil

	 	 

Përfaqësuese e brendit Rilastil

ITALMED është kompani farmaceutike qe kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike evropiane në zonat ku operon. ITALMED aktualisht është përfaqësues ekskluziv kryesisht i kompanive gjermane dhe italiane.

ITALMED N.t.sh shpall pozicionin vakant “Përfaqësuese e brendit Rilastil”.

Kualifikimi që duhet të kenë kandidatët:

  • Të ketë diplomë universitare në njërën nga degët Mjekësi apo Farmaci;
  • E preferuar të ketë specializim në kozmetikë;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune si përfaqësues/e i/e brendit;
  • Të ketë aftësi të prezantimit;
  • Të jetë person i qëndrueshëm dhe të ketë aftësi për të negociuar dhe bashkëpunuar;
  • Të ketë aftësi të forta ndërpersonale, komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të demonstrojë apo prezantojë produktet e brendit tek stafi shëndetësor duke përfshirë mjekët, infermierët dhe farmacistët;
  • Të lehtësojë përfaqësimin e brendit tek klientët;
  • Të merrë pjesë në konferenca të ndryshme në kuadër të brendit;
  • Të sigurojë përputhje me të gjitha standardet e brendit dhe të pregatisë raporte sipas kërkesës.

Ju lutemi aplikoni në këtë vend pune duke dërguar CV-të tuaja në: ermira.ferizi@italmedks.com

Ju lutemi të tregoni gjithashtu "Përfaqësuese e brendit Rilastil” në subjektin e email-it tuaj.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 31.12.2021

Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Shikime 1775
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC