Ne po rritemi!
Po kerkojmë nje video editor te shkathet ti bashkohet familjes sone.
Imagine Films ofron shume dhe kërkon pak.
Nëse ti i ke shkathësit apliko dhe bashkohu me ne!
Duhet të kesh:
- +2 vjet eksperience me Adobe Premiere Pro
- Sense dhe pasion të tregosh ngjarje nëpërmjet videove
- Sy të mprehtë për detaje
- Njohuri për video kodekset dhe formatet e ndryshme te videove
- Aftësi për ‘multi-tasking’ ose punë paralele në më shumë se një projekt.
- Entuziazem per video editim
- Motivim dhe aftesi te gjesh zgjidhje ne situata komplekse
- Aftesi individuale por edhe për punë ekipore
- Njohuri bazike per audio dhe audio kodekse të ndryshme
- Aftësi të respektosh kolegët, klientët dhe detyrat.
- Respekt apsolut ndaj datave të dorëzimit të projekteve.
Përparësi kanë personat që kanë:
- Eksperience për Grading në Davinci Resolve
- Njohuri bazike në After Effects
- Njohuri bazike në Photoshop dhe Illustrator
- Njohuri bazike në regji
- Njohuri bazike në kamerë
Detyrat kryesore të video editorit tonë të radhes përfshijnë por nuk janë të limituara tek:
- Sinkronizimi i videove muzikore, intervistave, serialeve apo filmave
- Editimi i videove dhe parapergaditja e tyre për color grading apo vfx.
- Krijimi dhe dorëzimi i aseteve të ndryshme për rrjete sociale.
- Puna e përbashkët me regjisorët apo drejtorët e fotografisë për tu siguruar që produkti final përmbush kërkesat e kompanisë dhe klientit.
- Kontributi kreativ në degët tjera të kompanisë.
Nëse ke këto ose më shum kualitete, eja bashkohu me neve që të vazhdojmë të rritemi edhe më shumë bashk!
Zyre@imaginefilms.tv