Hotel Garden

Recepsionist (Për ndërrimin e natës)

	 	 

Pozicioni: Recepsionist / Për nderrimin e natës

Pergjegjësia

Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Poashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.

Detyrat

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
  • Kontaktimi me mirësjellje e mysafairëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit.
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e regjistrimeve të Librit të porosive.
  • Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar.
  • Pritja me mirë.sjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
  • Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve.
  • Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre.
  • Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
  • Komunikimi sipas kërkesës promocionet e hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit.
  • Përcjellja e kërkesave të mysafirëve stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre.
  • Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar.
  • Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërksave të tyre gjatë kontrollit dalës dhe shënimi i këtyre përshtypjeve në Librin e përshtypjeve të mysafirëve.
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli.
  • Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga Përgjegjësja e menagjerit.

Aftesite

  • Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office.
  • Njohja e gjuhës angleze.
  • Të jetë komunikativ.
  • E motivuar për punë.
  • Aftësi për punë nën presionin e kohës.
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit.

apliko@hotelgarden-ks.com me Subjet: Emertimi i vendit te punes:

Shembull

Email: apliko@hotelgarden-ks.com

Subject Recepsionist

Aplikuesi duhet të jetë mashkull

Dokumentet e nevojshme per aplikim:

CV- së duhet ti bashkangjitet nje foto e formatit te vogel, te gjitha eksperiencat e meparshme si dhe rekomandimet per ato qe i posedojne.

Shikime 1916
Kategoria Hoteleri
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC