ITD Prishtinë

Punonjës Servisi

	 	 

ITD Prishtine

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtine Sh.P.K., shpall konkurs per:

Punonjës Servisi

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë universitare, e preferueshme. Pranohen edhe kandidatët me arsimim të mesëm, por që plotësojnë kushtet perkatëse të punës së kërkuar;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune në pozita të ngjashme, minimalisht dy (2) vite përvojë pune në riparimin e PC, Laptop-ëve, Tableta të tjera;
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e Burimeve të ushqimit, Invertor, UPS;
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e IT, Teknologjisë së Informacionit;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Disponibilitet për të punuar jashtë orarit, në raste.

Detyrat dhe Pergjegjesitë:

  • Diagnostifikon saktë defektet dhe riparon pajisjet elektronike;
  • Njeh dhe zbaton me përpikmëri rregulloren mbi sigurimin Teknik;
  • Njeh dhe zbaton procedurat operacionale dhe instruksionet e punës në shërbimin e Servisit dhe kryen të gjitha veprimet për plotësimin e dokumentacionit përkatës së punës;
  • Identifikon saktë pjesët me defekt që janë për ndërrim njëkohësisht e bënë reklamimin e tyre;
  • Përcakton defektet e produkteve të paraqitura në servis apo on-site tek klienti;
  • Eskalon problematikën që hasë gjatë kryerjes së shërbimit dhe kërkesat e klientit tek përgjegjësi, në varësi të llojit të problemit. i përgjigjet me shpejtësi dhe në mënyrë efikase situatave problematike;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me Përgjegjësin dhe me punonjësit e tjerë të stafit në raste nevoje;
  • Respektim i detyrimeve të punës bazuar ne kontraten individuale.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtine – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin prkates shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më: 09/01/2022

Shikime 1902
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC