Ciao Berto

Drejtor prodhimi, Projektues porosish për prodhim

	 	 

Date: 08.12.2021   |             KONKURS PUNE                       |        N.12/2021

Ciao Berto, kompani lidere ne prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit te aktivitetit afarist, eshte duke kerkuar kandidat te interesuar per poziten e hapur te punes Drejtor Prodhimi dhe Projektues porosish per prodhim, kandidatet do kontribojne në pjesen e menaxhimit te prodhimit dhe projektimit te produkteve per prodhim,. Nese jeni kandidat i interesuar per aftesim ne karrier, dhe per pune ne ambient dinamik te punes, ju ftojme te aplikoni.

Lokacioni:                Milloshevë, Obiliq
Paga:                        E pa përcaktuar
Data e fundit:          31.12.2021
Pozitat:                    1.Drejtor prodhimi, 2.Projektues porosish per prodhim
Tipi i kontrates:       Kontrate e rregullt pune
Extra:                        Patent shoferi
Aplikimi:                   Dergoni CV dhe dokumentet percjellese ne:  hr@ciao-berto.com

Përgjegjësitë dhe Detyrat per Drejtorin e prodhimit:

  • Drejton dhe mbikëqyr proceset e prodhimit
  • Monitoron dhe vlerëson rrjedhën e punes te prodhimit, metodat e montimit dhe bën rekomandime për përmirësime të procesit.
  • Zhvillon standarde të reja sipas nevojës dhe krijon protokolle testimi për zbatim në të gjithë rrugetimin e prodhimit te produktit
  • Identifikon nevojat për trajnim dhe ndërmerr veprime për të siguruar pajtueshmërinë në mbarë kompaninë;
  • Planifikon, ekzekuton dhe mbikëqyr inspektimin dhe testimin e produktit hyrës dhe dalës për të konfirmuar përputhshmërinë me specifikimet e cilësisë te produktit;
  • Analizon dhe heton ankesat per produktin ose çështjet e raportuara të cilësisë për të siguruar përputhje me udhëzimet e kompanisë dhe rregullat e zbatueshme;
  • Krijon dhe mban një ekip efikas për sigurimin e cilësisë në sisteme, politika, procedura, dhe proceset thelbësore.
  • Sugjeron ide të reja në menaxhimin e proceseve të prodhimit;
  • Sugjeron mënyra të reja për rritjen e kapacitetit prodhues
  • Evidentimi dhe eliminimi i problemeve potenciale gjatë prodhimit;
  • Detyra dhe pergjegjesi tjera ne baze te profesionit

Aftësitë dhe Kualifi­kimet:

  • Diplomë në Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera gjuhësore në gjuhën angleze (C1), preferohen gjuhë të tjera evropiane;
  • Të ketë përvojë në sistemin e menaxhimit të prodhimit (5+ vite);
  • Njohuri e shkëlqyer kompjuterike, duke përfshirë menaxhimin e bazës së të dhënave;
  • E preferueshme pervoja paraprake ne menaxhim te prodhimit te mobiljeve
  • Njohuri për metodat dhe mjetet e prodhimit të mobiljeve;
  • Aftësi analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes;
  • Njohuri të demonstruara për praktikat më të mira të testimit, praktikat e kontrollit të cilesise dhe praktikat e menaxhimit;

Përgjegjësitë dhe Detyrat per Projektuesin e porosive:

  • Pergjegjes per projektimin e saktë dhe optimizimin adekuat të porosive për ekzekutim përkatës të tyre në makinat prodhuese,
  • Kryen punët e përllogaritjes së saktë të përmasave/dimenzioneve të projekteve sipas porosive të ardhura nga klientët përmes dizajnerëve,
  • Mbanë komunikim të vazhdueshëm me dizajnerët për ekzekutimin e saktë të punës projektuese,
  • Mirëmbanë komunikim të mirë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
  • Detyra të tjera siç mund t'i caktohen nga mbikëqyrësi

Kualifi­kimet:

  • Njohuri shumë të mirë të sistemit Corpus, dhe Autocad,
  • Preferohet diplome e fakultetit Teknik apo fusha relevante,
  • Të ketë përvojë pune ne fushen e prodhimi te mobiljeve,
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi

Ciao Berto inkurajon te gjithe kandidatet te aplikojne, dhe ju siguron per trajtim te barabartë ne perzgjedhje.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i te cileve ju pershtatet më shumë kerkesave te kompanise do te ftohen per interviste.

Shikime 1728
Kategoria Prodhimtari
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC