Rrjeti i Grave të Kosovës

Thirrje për Aplikim

	 	 

THIRRJE PËR APLIKIM

TERMAT E REFERENCËS

PËR:                Auditorët e jashtëm të pavarur dhe të kualifikuar

LËNDA:          Ofrimi i shërbimeve për auditimin e përgjithshëm të RrGK dhe të projekteve të RrGK

Historiku

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është një rrjet prej 182 organizatash që mbështetë, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. Strategjia e RrGK-së për periudhën 2019-2022, e krijuar nga organizatat anëtare të RrGK-së, dhe programet e tyre do të vazhdojë në vitet e ardhshme.

Projektet të cilat RrGK është duke zhvilluar janë:

  1. Për periudhën 2021-2025, RrGK-ja është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), për projektin katër vjeçar me titull “Avancimi i mëtejmë i të drejtave të grave në Kosovë II” në vlerë prej 783,333.33 Euro.
  2. Për periudhën 2018 - 2022, RrGK-ja është përkrahur nga Bashkimi Evropian, në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), për projektin rajonal vjeçar me titull “Fuqizimi i OshC-ve në Luftimin e Diskriminimit dhe Avancimin e të drejtave të grave në punë” në vlerë prej 1,098,776.00 Euro. **Viti 1 dhe 2 janë audituar në vlerë prej 493,766, ndërkaq do të auditohet edhe dy vite e gjysëm në vlerë prej 605,009.00 Euro.
  3. Për periudhën 2018-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Zyra e Bashkmit Evropian në Kosovë, për projektin katër vjeçar me titull “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë” në vlerë prej 600,492.06 Euro. **Viti 1 i audituar në vlerë prej 98,674. Ndërkaq auditimi i mbetur për 3 vite në vlerë prej 501,818.06 Euro.
  1. Për periudhën 2020-2023, RrGK-ja është përkrahur nga Bashkmi Evropian, për projektin rajonal me titull “Avancimi i barazisë gjinore përmes procesit të Anëtarësimit në BE” në vlerë prej 185,697.64 Euro.
  1. Për periudhën 2021-2023, RrGK-ja është përkrahur nga Zyra e Bashkmit Evropian në Kosovë, për projektin me titull “Rritja e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OshC-ve për përparimin e Barazisë Gjinore në mes të Pandemisë COVID-19” në vlerë prej 420,300.00 Euro.

Ndërkaq projektet që do të hyjnë vetëm si pjesë e auditimit gjeneral janë:

  1. Për periudhën 2020-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Zyra e Bashkmit Evropian në Kosovë, për projektin me titull “Përkrahje në zbatimin e GAP II dhe integrimin e perspektivës gjinore” në vlerë prej 70,000.00 Euro.
  2. Për periudhën 2021-2023 RrGK-ja është përkrahur nga Fondacioni Kvinna till Kvinna për projektin “Mbështetje Institucionale” në vlerë prej 247,000.00 Euro.
  3. Për periudhën 2019-2021, RrGK-ja është përkrahur nga Fondacioni Kvinna till Kvinna për projektin me titull “Financimi i Lëvizjes së Grave në Ballkanin Perëndimor” në vlerë prej 28,524.00 Euro.
  4. Për periudhën 2019-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Center for Research and Policy Making përmes Agjencionit Austriak për Zhvillim, si pjesë e projektit rajonal me titull “Rrjeti Mbikëyrës për buxhetimin gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi” në vlerë prej 63,485.00 Euro.
  5. Për periudhën 2019-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Autonomous Womens Centre përmes Agjencionit Austriak për Zhvillim, si pjesë e projektit rajonal me titull “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore dhe Integrimit për të mbijetuarat e dhunës seksuale” në vlerë prej 162,414.33 Euro.
  6. Për periudhën 2021-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), për projektin me titull “Zbatimi i planit të punës të financuar nga UNFPA në lidhje me Planin e Përbashkët të Zhvillimit 2021-2025 të Ekipit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën (RKSKB 1244)” në vlerë prej 49,500.00 Euro.
  1. Për periudhën 2021-2023, RrGK-ja është përkrahur nga UN Women, për projektin me titull “Përmirësimi i kapaciteteve organizative të strehimoreve në trajtimin e dhunës seksuale duke përfshirë gratë nga minoritetet” në vlerë prej 61,000.00 Euro.
  1. Për periudhën 2021-2022, RrGK-ja është përkrahur nga Sigrid Rausing Trust për projektin me titull “Mbështetje Institucionale” në vlerë prej 100,000.00 paund.
  1. Për periudhën 2020-2021, RrGK-ja është përkrahur nga Caritas për kontratën për shërbime me titull “Zhvillimi ekonomik rural i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës (SIRED)”.
  2. RrGK-ja është përkrahur nga Fondi i Kombeve të bashkuara për Zhvillim (UNDP) për konsulecë dhe hulumtim.
  1. Donacion nga Fondacioni Heart & Hand
  1. Donacione të tjera që hyjnë në fondin e qëndrueshmërisë së Rrjetit.

**Shuma e buxhetit vjetor për vitin 2021 sillet rreth 2,000,000.00 Euro.

RrGK kërkon një auditor të jashtëm të pavarur dhe të kualifikuar për auditimin e përgjithshëm të RrGK-së, si dhe për auditimet e veçanta për projektet e lartëcekura.

Detyrat

Qëllimi i përgjithshëm është auditimi i raporteve financiare të projekteve të sipërpërmendura në baza vjetore, varsisht nga datat e projekteve dhe kërkesave të donatorëve:

Auditori duhet:

  • Të ofrojë opinionin dhe vlerësimin e tij për raportin financiar sipas ISA 800/805 apo standardeve relevante sipas kërkesave të donatorëve, se a është në përputhje me shënimet kontabël të RrGK-së dhe kërkesat e donatorëve për raportim financiar, sipas Kushteve të Përgjithshme të kontratave respektive të marrëveshjeve midis RrGK dhe donatorit përkatës;
  • Të ekzaminojë, vlerësojë dhe raportojë për pajtueshmërinë me kushtet e marrëveshjes dhe ligjet e rregulloret e zbatueshme në lidhje me kontabilitetin dhe tatimet;
  • Të ekzaminojë, mbi bazën e një testi, që ekziston dokumentacioni mbështetës lidhur me shpenzimet e raportuara. Mostra e testit duhet të bazohet në analizën e rrezikut të auditorit dhe kjo duhet të theksohet në raport. Auditori duhet të raportojë shumën e evidentuar në rast se ndonjë dokumentacion mbështetës mungon.

Koordinimi/përgjegjësia

Auditimi duhet të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të nxjerra nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Auditimin duhet ta realizojë një auditor i jashtëm i pavarur dhe i kualifikuar, i licencuar. Auditori do të bashkëpunojë ngushtë me menaxheren administrative dhe financiare të RrGK-së dhe do t’i raportojë drejtores ekzekutive dhe ekipit menaxhues të RrGK-së. 

Auditori duhet të dërgojë Raportin Përfundimtar të Auditimit, i cili duhet të përmbajë të dhënat në lidhje me metodologjinë e përdorur të auditimit dhe fushëveprimin e auditimit; një garanci që auditimit është realizuar në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nga një auditor i kualifikuar; si dhe nënshkrimin e auditorit përgjegjës.

Së bashku me Raportin Përfundimtar të Auditimit, Auditori duhet të dorëzojë një memorandum të auditimit që përmban gjetjet e auditimit gjatë procesit të auditimit. Aty duhet të theksohet se cilat masa janë ndërmarrë si rezultat i auditimeve paraprake dhe nëse masat e ndërmarra kanë qenë të përshtatshme për t’i adresuar mangësitë e raportuara. Auditori duhet të japë rekomandime për trajtimin e çfarëdo dobësie të evidentuar. Rekomandimet duhet të paraqiten sipas prioritetit.

Plani kohor

Plani i përafërt kohor do të jetë si në vijim:

Shpallja e tenderit                               07 dhjetor 2021

Pyetjet                                                 20 dhjetor 2021

Dorëzimi i tenderit                            24 dhjetor 2021

Dhënia e tenderit                                30 dhjetor 2021

Procesi i auditimit dhe raportet          me marrëveshje sipas projekteve

Dorëzimi i ofertave

Auditorët/Kompanitë e kualifikuar të interesuara, duhet të dërgojnë: 

  • CV-në për individual / Portfolion e kompanisë / licencat
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Dy referenca nga Organizata JoQeveritare; dhe
  • Ofertën financiare.

Auditorët e interesuar dhe të kualifikuar duhet të kenë parasysh se RrGK është një organizatë jofitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat vendore. 

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri më 24 dhjetor 2021, në orën 17:00 në e-mailin procurement@womensnetwork.org duke shkruar në subjekt “Auditorë për RrGK”.

Vlerësimi i ofertave

Ofertat do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si në vijim:

50% Përvoja

50% Kostoja më e ulët

Shikime 1252
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC