Komuna e Pejës
Zyrtar për Integrime dhe Diasporë
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 pika 1 e Ligjit  nr.03/L-149 për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës ,nenit 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ,Komuna e Pejës , Drejtoria për Integrime dhe Diasporë, publikon këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Integrime dhe Diasporë                                  

Numri i ekzekutuesve: 1 (një) ekzekutues                                  

Koeficienti i pagës: 7 (shtatë)

Nr.i referencës:  02-111/01-20593/19 

Data:  14.02.2019.                                                                                                      

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.Merr pjesë në hartimin  dhe miratimin e planit  të punës  dhe afatet kohore  me drejtuesin dhe stafin profesional  të nivelit më të lartë  për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve  përkatëse  në fushën e Integrimit Evropian.

2.Bënë hulumtime dhe analiza  të politikave dhe procedurave të Integrimit në B.E. në fushat përkatëse  dhe kontribon në ofrimin  e këshillave për drejtuesit e lartë  rreth integrimit Evropian  sipas udhëzimeve të stafit më të lartë dhe më me përvojë.

3.Ndërlidhet me zyrtar dhe zyrtarë të lartë  në përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve  rreth zhvillimit dhe avancimit  të kornizave të politikave  dhe  rregullatives  në përputhje me normat e BE.

4.Mbledh informacione dhe  konsultohet me Ministrinë  përgjegjëse   për Integrim Evropian  për të siguruar zbatimin e politikave  dhe udhëzimeve në përputhje  me politikat vendore dhe komunale.

5.Bashkëpunon me Zyren e personelit  për ngritje të kapaciteteve  të stafit rreth ҫështjeve  të ndërlidhura me Integrimet Evropiane.

6.Ndihmon organizimin e takimeve  të rregullta  të procesit të stabilizim –asocimit  të takimeve në  nivel komunal dhe ministror   si dhe takimeve me organizatat  donatore  dhe aktorët tjerë relevant.

7.Monitorion zbatimin e PVPE,IPA-së  dhe përgatitë raporte  për udhëheqësin  e njësisë organizative  lidhur me progresin e arritur.

8.Kryen  edhe dëtyra tjera  në përputhje me ligjet dhe rregulloret  të cilat mund të kërkohen  në mënyrë të arsyeshme  kohë pas kohe  nga mbikqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim dhe punësim kanë të gjithë përsonat  të cilët kanë zotësi për të vepruar,të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike ,kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

Procedurat e rekrutimit:

Procedura e rekrutimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

Përgatitja shkollore:

 Diplomë universitare-drejtimi juridik,shkencat politike  apo administrative ;

Aftësia,përvoja dhe atributet tyjera për vendin e punës:

-Minimum 2 (dy) vite përvojë pune  profesionale.

-Njohuri dhe përvojë substanciale  në fushën profesionale dhe aspektet përkatëse  të Integrimit evropian  dhe aktiviteteve përkatëse ,njohuri të ligjeve dhe rregulloreve  të aplikueshme.

-Shkalltësi në komunikim ,planifikim  të punës ,koordinim eventual të personelit  në nivel administrativ.

-Shkalltësi hulumtuese ,analitike,vlerësuese  dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.

-Shkalltësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord,exccel,poëer point,Internet,).

Kohëzgjatje e marrëdhënies së punës:

Me kohë të pacaktuar.

Dokumentet e nevojshme:

-Diploma e fakultetit (dëshmia për kvalifikimin e kërkuar).

-Vërtetimi për përvojën e punës .

-Certifikata e lindjes

-Vërtetimi apo certifikata që nuk është nën hetime.

-Dokumentete të cilat eventualisht mund të deshmojnë shkathtësitë që kërkohen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.Dokumenete e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.Aplikacionet mund të mirren në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe i dorëzohen Zyrës së personelit  në Shërbimin Civil Komunal në Pejë( Ndërtesa e Re e Administratës Komunale).Për informata më të hollësishme  mund të informoheni në zyren e Njësisë së personelit ,kati i I nr.26 ose përmes tel 039/432-574 ,lok.1o1.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të konkurimit –punësimit për të gjithë shtetasit dhe i mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë  dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë  në pëfaqësim të drejtë dhe proprcional në organet e Shërbimit Civil të Administratës Publike  Qendrore dhe Lokale,siq specifikohet në nenin 11 paragrafi 3 i Ligjit nr.03/L-149  për  Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

 

TAGS: Komuna e Pejes, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1042
Kategoria Të tjera
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US