Doni të punoni në një ambient të bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë mos hezitoni të aplikoni në pozitat e lira të OIL-Ks SHPK, distributor i produkteve të brendit CASTROL gjerman në Kosovë. Ju mirëpresim.
Zyrtar/e i/e marketingut
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Kryen planifikimin, ekzekutimin e aktiviteteve komerciale dhe te marketingut;
- Përcjell aktivitetet e marketingut, analizat e tyre dhe raporton tek menaxhmenti;
- Prezantimi dhe orientimi i saktë per produktet qe kompania jonë ofron për klientët sipas nevojave të tyre.
- Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
- Te menaxhoje procesin e shperndarjes se informacionit tek koleget dhe specialistet perkatese.
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare;
- Të ketë së paku 2 vite përvojë punë relevante;
- Të njohë gjuhën angleze;
- Njohuri të mirë të MS Office paketës;
- Patentë shofer - kategoria B.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".
