SOS TEZE

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në kuadër të misionit saj, ka hapur katër vende të lira pune për pozitën: SOS Teze.

Përshkrimi i detajuar për këto vende të lira pune mund të shkarkohet duke klikuar KËTU

Data e fundit për dorëzim të dokumentacionit është  31.12.2021 deri në orën 16.00.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Dokumentacioni dorëzohet në formë elektronike përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org apo fizikisht në adresën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga: “1 Tetori” p.n. Velani-Prishtinë 10000.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Aplikacioni për punësim i SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, i cili mund të shkarkohet duke klikuar KËTU;
  • CV;
  • Letër motivim;
  • Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave
  • Kopje të Referencave nga punëdhënës paraprak.

(Vërtetimi që nuk jeni nën hetime, vetëm për kandidatet që ftohen në intervistën e fundit). 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, përmes emalit hr.recruitment@soskosova.org apo tel/fax: 038-749 887.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë  jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga viti 1999, duke i mbështetur nevojat dhe brengat e fëmijëve në nevojë dhe pa përkujdesje prindërore, duke u përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore,  si dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.

Shikime 1404
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC