Menaxheri i sektorit të kontrollit të brendshëm kreditore dhe operacional (m/f)
Qyteti: Prishtinë
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Menaxhment, Financa, apo në një fushë tjetër të ngjashme);
- MBA përbën avantazh;
- Të paktën tre (3) vite përvojë pune në kontroll ose auditim të brendshëm, ose 4 deri në 5 vite në sektorin bankarë,
- Njohuri të sistemit financiar, përvoja e punës në bankë përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, analizim të dhënave dhe menaxhim të projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
- I/e orientuar drejtë arritjes së rezultateve, vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive me sukses;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përgjegjësitë
- Përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e funksionit të mirëfilltë të kontrollit të brendshëm si departament;
- Mbikëqyr ekipin e kontrollit të brendshëm në mënyre të vazhdueshëm në lidhje me realizim e planit;
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme;
- Është përgjegjës për të identifikuar proceset, pikat dhe vetit me më rrezik dhe merr masa në rregullimin e tyre;
- Asiston departamentin në mënyrë të vazhdueshme me legjislacion, rregulloreve të BQK’S, procedurave dhe politikave të brendshme;
- Zhvillon planin e vjetor të departamentit në bashkëpunim me udhëheqësin e departamentit dhe të gjitha proceset që lidhen me efektivitetin e pikave të të gjitha fushave që janë subjekt i kontrollit;
- Përgjegjës/se për përpilimin e raportove në kohë dhe korrekt;
- Rishikon të gjitha politika dhe procedurat të cilat bien ndesh me aplikueshmërin e tyre të cilat janë pjesë e kontrollit.
- Përgjegjës/se për koordinimin e mbledhjeve të komiteti të kontrollit të brendshëm sipas procedurave në fuqi.
- Përcjell ecurinë e aplikimit të planit të departamentit dhe monitorimin nëse rekomandimet janë zbatuar me kohë, dhe monitorimin e gjetjeve deri në finalizim.
- Menaxhimin dhe trajnimin dhe rritjen e nivelit të vetëdijes së punonjësve në pika të kontrollit të brendshëm.
- Menaxhon, monitoron dhe përgatitë raportin mbi pikat kontrolluese.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 10 Dhjetor 2021