Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Specialist në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm (m/f)

Banka për Biznes
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Specialist në Departamentin e kontrollit të brendshëm (m/f)

Qyteti: Prishtinë

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Menaxhment, Financa, apo në një fushë tjetër të ngjashme);
  • MBA përbën avantazh;
  • Të paktën tre (3) vite përvojë pune në kontroll ose auditim të brendshëm, ose në sektorin bankar;
  • Njohuri të sistemit financiar, përvoja e punës në bankë përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, analizim të të dhënave dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
  • I/e orientuar drejtë arritjes së rezultateve, vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive me sukses;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë

  • Përcjell ecurinë e aplikimit të planit të kontrollit të brendshëm, përgjegjës për monitorimin e implementimit të rekomandimeve;
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të bankës dhe dokumentet që rregullojnë funksionin e kontrollit të brendshëm në degë;
  • Përgjegjës për raportim tek linja raportuese në rast se ndodhin mangësi të theksuara gjatë punës ose identifikimin e ndonjë parregullsie gjatë inspektimeve si nga punonjësit e bankës ashtu nga klientët;
  • Sigurohet se funksionet e bankës janë përshtatur me procedurat dhe politikat;
  • Jep rekomandime për ndryshim të metodologjisë së punës lidhur me fushat që kontrollohen për të përmirësuar kualitetin e punës dhe aplikon planin e kontrolleve të brendshëm sipas afateve të parashikuara;
  • Këshillon dhe rekomandon mbi të gjitha politikat dhe procedurat apo manualet në përputhje me rregullat e brendshme të bankës;
  • Rritja e nivelit të vetëdijes së punonjësve dhe trajnimi i stafit për pika të kontrollit të brendshëm;
  • Ndihmon për krijimin dhe ndryshimin e procedurave për departament të kontrollit të brendshëm dhe evidenton procedurat dhe proceset që duhet ndryshuar si rezultat i praktikave jo të mira;
  • Përgatitë raportet mbi inspektimin e realizuar dhe për komitet të kontrollit të brendshëm;
  • Viziton degët sipas planit të kontrollit të brendshëm dhe në raste specifike sipas kërkesës;
  • Përgjegjës për kontrollimin/verifikimin e dokumentacionit dhe dosjeve nëse janë në harmoni me procedurat në fuqi.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë:  10 Dhjetor 2021


Shikime 1,129
Kategoria Banka
Skadon 10/12/21 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management