Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)

Programues/e të uebfaqes

	 	 

PËRSHKRIMI

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) shpall: 

KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE 

Për angazhimin me afat të caktuar të një programuesi me përvojë për avancimin dhe mirëmbajtjen e uebfaqes së  FKPK-së.  

Detyrat: 

  • Të përditësojë ndryshimet e platformës (WordPress). 
  • Të kryejë në kohë dhe saktësi detyrat që i jepen nga FKPK. 
  • Të implementojë ndryshimet në dizajn, funksionalitet dhe t’i instalojë përditësimet e avancimet e uebfaqes. 

Përgatitja profesionale: 

  • Përvojë në implementimin e sajteve në WordPress 
  • Përvojë në zhvillimin e Themes për WordPress 
  • Përvojë në zhvillimin e Plug-Ins për WordPress 
  • Përvojë në HTML, CSS, JAVASCRIPT 
  • Njohuri për MySQL 

Kushtet: 

Së paku pesë vjet përvojë pune dhe portofol të dëshmuar të angazhimit profesional. 

Konkurrimi: 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë biografinë (CV-në) e tyre dhe Letrën e Motivimit përmes e-mailit në:  recruitment@trusti.org me titull: “Aplikim për programues të uebfaqes”. 

Bazuar në përgatitjen dhe përvojën profesionale Komisioni i Vlerësimit do të thërrasë në intervistë kandidatët më të  suksesshëm.  

Afati: 

Konkurrimi është i hapur prej datës 18 nëntor 2021 deri më 2 dhjetor 2021, ora 16:00.  

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Shikime 2215
Kategoria Të tjera
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC