Komuna e Drenasit

Specialistë të Arkitekturës

	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit:                  Specialistë të Arkitekturës
Institucioni:                    Komuna Drenas
Nr. i Referencës:            RN00007850
Kodi:                                RPC0001659
Data e njoftimit:            25.11.2021 - 06.12.2021


1.  Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike rreth lejeve ndërtimore, çertifikatave të përdorimit;
  • Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret që lidhen me fushën e planifikimit, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave për projekte të specializuara të miratuara;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  • Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative;
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda institucionit;
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës me autoritetet e jashtme;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;

2.  Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3.  Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve Universitare më të paktën 180 kredi/ECTS, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës - Drejtimi Arkitekturë;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy ) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4.  Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5.  Pozitat aktualisht të lira


6.  Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net

7.  Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

8.  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9.  Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri lidhur me ligjet e aplikueshme që lidhen me vendin e punës;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (AutoCad, ArchiCad ,Word, Excel, Power Point).

10.  Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

11.  Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net
  • Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 401
Kategoria Arkitekturë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC