Komuna e Prizrenit

Zyrtar/e për Planifikim Hapësinor

	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Komuna Prizren shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës:     Zyrtar për Planifikim Hapësinor

Klasa e pozitës:                     Profesional 2

Koeficienti/Paga:                   7

Nr. i kërkuar:                           3

Data e njoftimit:                     09/11/2021

Afati për aplikim:                   24/11/2021 - 01/12/2021

Institucioni:                             Komuna Prizren

Departamenti:                         Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor

Vendi i punës:                         Sektori i planifikimit hapësinor

Nr. i Referencës:                     RN00007862

Kodi:                                          RPC0001671

1.  Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Në bashkëpunim me udhëheqësin zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Merrë pjesë në përgatitjen e programit/detyrë projektuese të dokumentacionit të planifikimit (Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban, Planit Rregullues, etj);
  • Siguron dhe menaxhon procesin e hartimit të planeve urbanistike dhe hapësinore të Komunës;
  • Përcjellë trendin dhe zhvillimet urbane në komunë, kontribuon dhe propozon përpilimin e rregulloreve dhe politikave komunale që kanë të bëjnë me çështjet e planifikimit urban dhe hapësinor të Komunës;
  • Identifikon sfidat dhe çështjet e planifikimit urban, merr pjesë në zgjidhjen e tyre, siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik si dhe ligjeve që ndërlidhen me këtë lëmi;
  • Leximi i përshkrimit të parcelave, përgatitja dhe lëshimi i Pëlqimeve për ndarje të Parcelave, Pëlqimeve në parim, Njoftimeve publike etj;
  • Punimi, përgatitja dhe lëshimi i kushteve ndërtimore, Lejeve të Ndërtimit etj.
  • 8.Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

2.  Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

3.  Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Arkitekturë, Urbanistikë, Planifikim Qytetesh dhe gjeograf)
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4.  Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

6.  Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 08/12/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.  Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

  • Do të njoftoheni me kohë, Kati i 3-te - Objekti i Administratës Komunale

8.  Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

Njohuri të përgjithshme, Njohuri lidhur me vendin e punës, ligjet e aplikueshme lidhur me planifikim hapësinor dhe urbanistikë, aftësi logjike.

9.  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Interviste

10.  Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

11.  Mënyra e aplikimit

12.  Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 591
Kategoria Arkitekturë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC