Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Drejtor/e i/e Përgjithshme i/e Teatrit Kombëtar të Kosovës

	 	 

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS

DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT  OF   FINANCES  AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA

DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114,

Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin për Teatrot, Nr. 04/L – 106 dhe Statutin e

Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e

Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall :

KONKURS

Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm

Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës

Kategoria funksionale : Koeficienti: 10

Numri i referencës:

Kodi:

I përgjigjet: Këshillit Drejtues të TKK

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e poshtëshënuara:

  1. Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të Teatrit;
  2. Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të Teatrit;
  3. Propozon organizimin e brendshëm të Teatrit tek Këshilli Drejtues;
  4. Përfaqëson Teatrin brenda dhe jashtë vendit;
  5. Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues;
  6. Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
  7. Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;
  8. Negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë të tjera.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

1.1 të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

1.3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

1.4. të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

1.6. të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese për arritjen e rezultateve në punë;
  2. Shkathtësi të mira hulumtuese për hartimin e raporteve dhe të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  3. Aftësi për të krijuar raporte pune ndër personale të shkëlqyeshme;
  4. Vetiniciativë, i/e gatshëm të merr përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij/saj;
  5. Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  6. Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë që jetojnë në Kosovë
  7. Aftësi për përmbushjen e punëve të vështira, punëve të afatizuara dhe punëve grupore etj.
  8. Diplomë universiteti nga fusha e Teatrit ose nga lëmitë tjera të përafërta të kulturës;
  9. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  10. Njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës e domosdoshme;
  11. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  12. Vërtetimi që nuk është nën hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: të Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së

Kosovës Nr.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligji për Teatrot, Nr. 04/L – 106, Statutin e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është mandat 4 vjecar, me mundësi rizgjedhje

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 14.10.2021 deri me dt.12.11.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.11.2021 deri me datën 27.11.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Shikime 766
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC